ushata elektorale e partive politike në Maqedoni, është përqendruar edhe në dukuritë negative në shoqëri me premtime se në rast të fitores në zgjedhje do të angazhohen për miratimin e një rregullative ligjore për luftimin e fenomeneve të ndryshme, shkruan REL.
Kështu, 16 parti politike kanë nënshkruar një deklaratë të iniciuar nga Rrjeti kombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave, që në rast të fitores do të ratifikojnë konventën për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje.
Organizatat kundër dhunës ndaj grave, thonë se gjendja është alarmante dhe se viktimat kanë nevojë për mbrojtje ligjore, por në Maqedoni disa lloje të dhunës aspak nuk janë të njohura ndërsa nuk ekziston as regjistër për numrin dhe llojin e viktimave.
“Gjendja në Maqedoni lidhur me këtë çështje është më shumë se alarmante. Shërbimet me elementare që i merr kjo kategori janë kryesisht të vendosura në Shkup. Në qytetet tjera thuajse nuk ekzistojnë. Për format tjera të dhunës familjare as në Shkup nuk ka shërbime në ndihmë të personave të dhunuar”, thotë Elena Dimushevska, drejtore e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave.
Nora Kaliqi, drejtuese e organizatës joqeveritare “Ajo”, thotë se dhuna ndaj grave është në rritje e sipër, por të dhëna të sakta nuk posedon meqë shumica e viktimave hezitojnë të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Ajo gjithashtu thekson edhe neglizhencën e institucioneve për të vepruar si dhe procedurat burokratike deri në vërtetimin e dhunës.
“Dy vite të tëra kemi tentuar që të marrim mbështetje nga institucionet se ndryshme duke shpalosur mënyrat e ndryshme se si do të vepronim në disa raste, së paku për sensibilizimin e popullatës që të marrim disa hapa konkret në parandalimin e dhunës, por nuk kemi hasur në mbështetje pasi kjo nuk është edhe temë e rëndësishme për institucionet e vendit”, thotë Kaliqi.
Hulumtimet e bërë nga këto organizata tregojnë të dhëna shqetësuese edhe sa i përket strehimit të grave të dhunuara për shkak se qendrat e strehimit që janë të pakta në numër, me kushte katastrofale dhe me përkujdesje vetëm se gjashtë muaj.
Sipas të dhënave, 15 për qind e grave viktima të dhunës familjare kanë shtëpi të tyre të banimit ndërsa tjerat detyrohen të jetojnë tek të afërmit deri në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje afatgjate.
“Rreth 70 për qind e tyre jetojnë tek prindërit që është një përqindje shumë e lartë, të tjerat jetojnë me qira apo kush si të mundet. Në shtet mungojnë masat në mbështetje të tyre, nuk ka masa për punësim, nuk ka masa për strehimin e tyre. Thjesht ato janë lënë në mëshirën e fatit”, thotë Biljana Kostadinovska nga organizata “Ajo mundet”
Në Maqedoni ekzistojnë dy linja SOS në ndihmë të viktimave, ka pesë sportele për denoncim të rasteve ndërkohë që numri i tyre sipas OJQ-ve duhet jenë të paktën 20. Gjithashtu ekziston vetëm se një këshillimore ndërsa nevoja është për më shumë se 20. Ndërkohë, për viktimat e dhunës seksuale nuk ka as edhe një qendër për ndihmë, mbështetje dhe përkujdesjen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame