LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut, e pranishme dhe nuk raportohet (Video)

Dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut, e pranishme dhe nuk raportohet (Video)

Nivel i lartë i dhunës ndaj gruas kryesisht nga partneri intim, vetëdije e ulët për reagim ndaj dhunës dhe mos-besim ndaj institucioneve, janë treguesit që dalin nga rezultatet e anketës së drejtuar nga OSBE-ja për dhunën gjinore në vend. Rezultatet u prezantuan në Qeveri nga krerët dhe përfaqësuesit e misionit të OSBE-së.

“Pothuajse gjysma e grave të cilat janë anketuar në Maqedoninë e Veriut besojnë se dhuna familjare është çështje private që duhet të zgjidhet brenda familjes dhe tre nga dhjetë gra besojnë se viktimat i zmadhojnë pretendimet për dhunë. Hulumtimi tregon se disa gra mendojnë se dhuna më e vogël është një sjellje normale”, deklaroi Amarsana Darisuren, këshilltare e lartë e OSBE-së për çështje gjinore.

Vetëm 2% e grave që përjetojnë dhunë, e raportojnë atë në institucionet përkatëse. Anketa tregon se turpi, pamundësia financiare, mungesa e informacionit, mos-besimi ndaj institucioneve, frika nga pasojat dhe mungesa e dijes se çfarë domethënë një gjendje më e mirë, janë arsyet që dhuna nuk raportohet.


“Dhuna ndaj grave nuk është vetëm problem grashë por e prek shoqërinë në tërësi. Ftoj të gjithë djemtë dhe burrat që të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësi për arritjen e barazinë gjinore përfundimin e dhunës kundër grave dhe vajzave. Duhet të gjithë angazhohemi për zero tolerancë për dhunën që bazohet në gjini”, tha Clemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.

Kreu i Qeverisë Zoran Zaev, në emër të ekzekutivit, potencoi angazhimin e institucioneve për përmirësimin e gjendjes, përshtatjen e rregullativës ligjore, respektimin e Konventës së Stambollit dhe hapjen e qendrave të para për viktimat e dhunës seksuale.

Anketa e OSBE-së është bërë me gjithsej 1910 gra të moshës 18 deri 74 vjeçare, nga prilli deri në gusht të vitit 2018./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=b48kniZhHug

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori