DhTIK i shkruan kryeministrit Kurti rreth bllokadës së shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën DhTIK ka shprehur shqetësimin e thellë për mungesën e gatishmërisë për reagimin e duhur institucional për zgjidhjen e problemeve të krijuara në funksionimin e institucioneve shtetërore të shkaktuara nga hyrja në fuqi-zbatimi i Ligjit 08/L-125 për Pronën Publike, zbatimi i të cilit ka shkaktuar bllokadë totale në funksionim të bizneseve që merren me aktivitete minerare.
Në reagim thuhet se “DhTIK ka organizuar takime të shumta me një numër institucionesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për të dalë nga kjo situatë, pasi vazhdimi i bllokadës ka vënë në situatë të rëndë bizneset, të cilat përpos që po përballen me probleme ekonomike dhe shumë kompani janë në telashe nga pamundësia që t’u qëndrojnë prapa kontratave të nënshkruara, shkaku i skadimit të licencave dhe mosvazhdimit të tyre. Kjo po sjellë probleme ligjore për ta, humbje të klientëve dhe rrezikim të humbjes së mijërave vendeve të punës”.
“Me arsyetimin e kolizionit ligjor ndërmjet Ligjit 08/L-137 për Pyjet dhe Ligjit 08/L-125 për Pronën Publike, Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK) më datë 19.06.2024, ka marrë Vendim për PEZULLIMIN e shqyrtimit të të gjitha kërkesave që janë paraqitur nga bizneset lidhur me marrjen me qira të tokës pyjore. Marrja e pëlqimit nga APK (Kontrata e qirasë së tokës pyjore) është kusht thelbësor ligjor për vazhdimin e procedurës pranë KPMM-së. Si pasojë e vendimit për PEZULLIM të kërkesave nga APK, shumica e bizneseve minerare janë me licenca të skaduara ose në prag të skadimit të tyre, përkatësisht pranë shuarjes së tërësishme si biznese-mbylljes së mijëra vendeve të punës”, vijon reagimi.
Tutje, thuhet se ” veprimtaria e bizneseve minerare është thelbësore për funksionimin e tërë industrisë së ndërtimit në përgjithësi dhe të veprimtarive të tjera ekonomike përcjellëse. Në rast të ndërprerjes së punës në aktivitetet minerare, pushon e tërë industria e ndërtimit dhe industritë tjera përcjellëse, si dhe humben mijëra vende aktive të punës”.
“Përveç humbjes së mijëra vendeve të punës, shteti humb miliona euro nga tatimet e drejtpërdrejta që merren nga bizneset minerare dhe të ndërtimtarisë, si dhe tatimet tjera që derivojnë nga këta sektorë krucial të ekonomisë vendore. Sektori minerar, të cilit i takojnë bizneset tona, është kontribuuesi i tretë më i madh në mbushjen e Buxhetit të Kosovës pas Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)”, vijon reagimi.
Gjithashtu, thuhet se mosgatishmëria për gjetjen e një zgjidhje është evidentuar edhe në takimin e organizuar nga nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime të mbajtur më datë 11.12.2024.
Kryetari i DhTIK-së, Skender Krasniqi ka thënë se sektori i gurthyesve, ai i betonit dhe i asfaltit janë në situatë të rëndë.
“Kemi dhjetëra biznese që kanë ndërprerë punën. Kemi qindra biznese që kanë humbje edhe në biznes edhe në punëtorë. Në kuadër të Dhomës kemi grupin punues, ku janë mbi 100 biznese të sektorit minerar. Si rezultat i këtij ligji, MBPZHR nuk mund të lëshoj leje. KPMM nuk vazhdon licencën. Kemi pas takime me Zyrën e Kryeministrit edhe me shefen e GP të LVV. Është premtuar se do të bëhet shpejtë një zgjidhje, por fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë lëvizje. Si rezultat i kësaj, ne kemi rënie të prodhimit vendor dhe në anën tjetër kemi rritje të importit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ne kërkojmë më urgjencë që kjo situatë të zgjidhet për shkak se kanë mbetur bizneset në situatë të vështirë, pasi nëse nuk gjendet një zgjidhje, ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa tjera“, ka deklaruar Krasniqi.
Në takimin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, zyrtarët ligjor të Ministrisë së Drejtësisë kanë pranuar se Ligji 08/L-125 për pronën Publike që është përgatitur po nga ta, ka dalë të jetë pengesë për funksionimin e rregullt të institucioneve shtetërore. Të njëjtit nuk kanë qenë në gjendje të japin një datë se kur pritet të bëhet amandamentimi i Ligjit në fjalë dhe as cilat veprime institucionale do të ndërmerren për zgjidhjen e këtij problemi.
Pra në këtë takim që ishte organizuar me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të mundshme për tejkalimin e situatës së krijuar, u kuptua qartë se asnjëra palë nuk kishte asnjë gatishmëri për ndërhyrje në zhbllokimin e situatës së krijuar, pasi nuk ka ekziston vullnet politik për të lëvizur përpara.
“Ne duam dhe kërkojmë funksionim të rregullt të bizneseve tona në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi, dhe në këtë drejtim institucionet shtetërore ne i shohim si partner të pazëvendësueshëm për kryerjen e veprimtarisë tonë biznesore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës