LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Tregtisë: Vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuara

Dhoma e Tregtisë: Vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuara

Me qëllim të përmirësimit të pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës, me target kryesor gratë e margjinalizuara për të përfituar nga mundësitë e ngritjes së kapaciteteve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte pjesëmarrëse në paraqitjen e rezultateve të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, i cili implementohet nga Kosova Women for Women.

DhTIK njofton se nga rezultatet e paraqitura në kuadër të këtij projekti rezultoi se vetëm 15.9% të grave janë të punësuara përderisa burrat të cilët kanë krijuar një marrëdhënie pune tashmë ishin në përqindje 42.8, e një nga arsyet kryesore pse përqindja e grave të punësuara është kaq e vogël rezultoi të jetë pamundësia për të gjetur një punë të përshtatshme.

“Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie u prezantuan objektivat të cilat pritet të arrihen brenda periudhës tre vjeçare gjatë implementimit të Fazës së II-të të këtij projekti, i cili ka për qëllim të ofrojë trajnime dhe mundësi për të ndihmuar gratë të zhvillojnë aftësi të reja, të fillojnë biznese ose të gjejnë një punë të qëndrueshme”, thuhet në komunikatë.


Ndërsa, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Kosova Women For Women, DhTIK ofroi përkrahjen e saj të pakontestueshme për të fuqizuar gruan në shoqëri duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori