Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë.
Në kërkesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës po ashtu theksohet se, kjo barrë duhet të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të marrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që të kontribuojë në përkrahjen e drejtpërdrejt të bizneseve dhe në rritjen e punësimit të grave.
Lexoni më poshtë shkresën e plotë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke vlerësuar situatën në vend ka kohë që është duke ngritur si çështje të rëndësisë nacionale mos-mbulimin e Pushimit të Lehonisë nga ana e shtetit e për të cilën janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet vendore, por fatkeqësisht situata ka mbetur edhe më tutje e pandryshueshme.
Në bazë të takimeve të vazhdueshme të zhvilluara me bizneset në terren rezulton se është barrë shumë e rëndë për bizneset që të paguhen dy paga për një vend pune, një për kompensimin e Pushimit të Lehonisë dhe paga tjetër për një punëtor që janë të detyruar ta marrin për të zëvendësuar atë që shkon në pushim. Kjo bëhet barrë shtesë për biznesin veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen edhe ashtu të rëndë të të bërit biznes në vend, si rezultat i goditjes fillimisht nga pandemia COVID-19, më pas luftës në Ukrainë, problemeve me energjinë elektrike dhe ngritjes enorme të çmimeve të të gjithë artikujve.
Fakti që Pushimi i Lehonisë edhe më tutje mbetet barrë e biznesit për gjashtë muajt e parë dhe jo e shtetit ashtu siç është e rregulluar në vendet e rajonit, numri i grave të punësuara fatkeqësisht mbetet shumë i ulët, konkretisht nga 616.209 gra në moshë pune vetëm 98.756 janë të punësuara (Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës: Anketa e Fuqisë Punëtore TM2 2021, publikimi i fundit).
Sipas të njëjtit burim, shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 16 %. Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, rezulton se 84 % e femrave në moshë pune janë të papunësuara.
Andaj, ky Ligji i cili mbetet në fuqi bënë që gratë të jenë të diskriminuara dhe të rrezikojnë që të punësohen, si pasojë që bizneset private nuk kanë mundësi që të mbajnë barrën e këtij pushimi andaj hezitojnë që të punësojnë gjininë femërore.
Ligji për Pushimin e Lehonisë, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar gratë në karrierë dhe çdo shoqëri ka për detyrë që të krijojë mekanizma, në mënyrë që të lehtësoj krijimin e një balanci mes planifikimit familjar e ngritjes së natalitetit në vend dhe krijimit të karrierës.
Për dallim nga Kosova që edhe më tutje ballafaqohemi me probleme të tilla, në vendet e rajonit kjo çështje është rregulluar tashmë përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë etj., ku barra e Pushimit të Lehonisë është 100% në përgjegjësinë e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe