Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë vitit 2017 është përballur me ngarkesë të madhe me lëndë dhe me një mori problemesh që e kanë vështirësuar punën në këtë gjykatë.
Kështu thuhet në raportin e Gjykatës. Në fillim të vitit 2017, kanë mbetur pa u krye nga vitet paraprake 20828 në shkallën e parë dhe 769 në shkallën e dytë, gjithsej 21597 lëndë të gjitha natyrave.
Prej 3 janar 2017 e deri 15 dhjetor 2017, janë pranuar edhe 1161 në shkallën e parë dhe 719 në shkallën e dytë lëndë të reja, gjithsej 1880 lëndë.
Gjatë kësaj periudhe 03 janar 2017-15 dhjetor 2017 janë zgjidhur 2070 në shkallën e parë dhe 395 në shkallën e dytë.
Më 15 dhjetor 2017 kanë mbetur të pakryera edhe 19921 në shkallën e parë dhe 1091 në shkallën e dytë, gjithsej të pa kryera 21012 lëndë në të dy shkallët.
Duhet theksuar se mesatarja e ngarkesës me lëndë për një gjyqtar në Dhomën e posaçme me datë 15 dhjetor 2017 është si vijon: shkalla e parë: 1328 lëndë; shkalla e dytë: 218 lëndë.
Në raport thuhet se gjykata në dy vitet e fundit të punës i ka 20 gjyqtarë, aq sa lejon ligji aktual i Dhomës së Posaçme, mirëpo siç thuhet nuk është numri i mjaftuar i gjyqtarëve për ta përballuar këtë ngarkesë kaq të madhe të lëndëve.
“Gjykata që nga fillimi, e posaçërisht pas kompletimit të gjyqtarëve vendor ka ndjerë mungesën edhe të këshilltarëve ligjor, të përkthyesve dhe të sekretareve juridike, gjegjësisht zyrtarëve ligjor. Përkatësisht 13 gjyqtarët vendor aktualisht nuk kanë mbështetje profesionale nga këshilltarët e lartë ligjor, ngase vetëm dy aktualisht janë në shërbim dhe me këta dy këshilltarë ligjor assesi nuk mund të mbulohet puna e 13 gjyqtarëve vendor”.
“Do theksuar se katër pozitat e 4 këshilltarëve ligjor vendor që i kishte DHPGJS-ja të plotësuara po bëhen më tepër se dy vite e gjysmë dhe ende këto pozitat nuk janë plotësuar. Gjithashtu edhe pozita e një zëdhënësi të Gjykatës dhe e një sekretare juridike e paraparë me organogramin të aprovuar nga KGJK-ja, nuk janë plotësuar përkundër disa kërkesave të bëra në adresë të Gjykatës Supreme, e cila tashmë e ka përgjegjësinë për zbatimin e procedurave të rekrutimit të stafit vendor edhe për DHPGJS-në”, thuhet në raport.
Më tej theksohet se DHPGJS-ja ka nevojë që në vitin 2018 por edhe në vitet vijuese të mbështetet si në aspektin kadrovik ashtu edhe në aspektin material- financiar, por gjithashtu ka nevojë t’i sigurohet hapësirë e mjaftueshme për punë normale të stafit ekzistues dhe të atij që pritet që do të vijë.
“Në planin legjislativ duhet të ndryshohet me procedurë urgjente Ligji i Dhomës së Posaçme. Është urgjente të ndryshohen shumë dispozita të këtij ligji që kanë të bëjnë me organizimin e gjykatës dhe përbërjen e Kolegjeve përfshirë edhe nenin 3.1 të Ligjit për Dhomën e Posaçme e cila flet për përbërjen dhe organizimin e DHPGJS-së, për qëllime të krijimit të bazës ligjore për rritjen e numrit të gjyqtarëve. Kjo dispozitë e kufizon numrin e gjyqtarëve të DHPGJS-së në vetëm 20”, thuhet në raport.
“Gjithashtu duhet të lejohen pozita të reja për DHPGJS-në me ligjin për buxhetin për bashkëpunëtorët profesional, për përkthyes, dhe për zyrtar ligjor, në mënyrë që të përkrahet puna e gjyqtarëve, me sistemin një bashkëpunëtorë profesional për një gjyqtar dhe nga një zyrtar ligjor (sekretare juridike) për çdo gjyqtar vendor. Kjo rritje e stafit do të mundëson që të rritet efikasiteti i punës së gjyqtarëve në zgjidhjen e numrit më të madhe të lëndëve, i cili do të ketë hapësirë më të madhe të merret me punën profesionale në lëndë e jo ti përkushtohet edhe punës administrative dhe teknike siç po ndodh tani”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës