Libri i ilustruar me bollëk “Vogue Living” përfshin disa dhjetëra shtëpi dhe kopshte të bukura, pronarët e të cilave janë nga bota e modës, muzikës dhe artit

Në këtë zgjedhje të ideve më të bukura të disenjatorëve, në vendin e parë në rubrikën e dedikuar dhomave të gjumit gjendet dhoma e Celerie Kemble.


Kemble është disenjatore nga Nju-Jorku e cila ka diplomuar në Harvard, nënë e tre fëmijëve, autore e famshme ndërkombëtare dhe e famshme në botën e dizajnit, transmeton Telegrafi.

41515154 921025658091189 3412988301408206848 n

Vetëm një shikim në dhomën e saj të gjumit tregon përse ndodhet në zgjedhjen e “Vogue”-s prestigjioze.

Krevati thjesht të josh të hidhesh në të, i rrethuar me fletë, i mbuluar me çarçafë të tejdukshëm.

Jastëkët dhe mbulesa në tone pasteli e bëjnë që e gjitha të duket edhe më i rehatshëm, ndërsa ngjyrat e murit dhe të tavanit – ngjyrë bezhë dhe gjelbër e hapur, ato kombinohen në mënyrë perfekte me shtratin.

15d48e67be5840c93e6c

Kemble kërkoi nëpër shumë oferta dhe më në fund gjeti një apartament me tre dhoma gjumi me tavane të larta, një pamje magjepsëse dhe një tarracë në çati. Problemi i vetëm? Ai ishte vërtet, një ambient i pakëndshëm, thotë ajo.

Dhe ajo u hodh në punë.

213276f6d15c0587b7fdba9579391b36

"Kur jeni duke bërë një hapësirë që i mungojnë detajet arkitekturore, truku është të përdorni ngjyrën dhe teksturën."

Dhoma e ndenjes është plot me detaje interesante, gjithçka i nënshtrohet rehatisë dhe një vend të veçantë ka një tavolinë të ulët kafeje.

3e1f0e5cdf5c99c8d10f

Dhoma e ngrënies është specifike sepse ajo gjeti karriget me bastun prej palme kacavjerrëse dhe stendën e bimëve në një dyqan vintage.

4dafc08b83734368e334

Detaji qendror i kuzhinës është një llambë xhami. Ishte gjëja e parë që Selino bleu pas divorcit të saj.

54bcc618b37b94dba4

Dhoma e gjumit është e zbukuruar me piktura dhe një vizatim interesant me lule në murin mbi krevat.

6d88b593a2282d212924

Ajo theu bardhësinë e mureve dhe të pllakave në banjë me një pikturë me ngjyra të ndezura dhe një llambë jeshile.

7f853d9304eb5e9515f

Interesant është fakti se Kemble kërkoi ndihmë nga e bija për dhomën e së bijës, duke i thënë se i duhej një ide për një projekt dhe kështu ia kishte fshehur se vajzës po i vinte ide për hapësirën ku do të qëndronte e vetme.

8e5a4f68570d726b51b

Dhe, e veçanta e gjithë këtij apartamenti është tarraca në çati me një pamje të mrekullueshme.

9eb03ceb8b6e30067e4f

/Telegrafi/