LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra qytetarë në Maqedoni përfundojnë në burg për shkelje të rregullave gjatë pandemisë

Dhjetëra qytetarë në Maqedoni përfundojnë në burg për shkelje të rregullave gjatë pandemisë

Përderisa deputetët assesi të përgatisin ligjin i cili do të ua falte veprën, burgjet po mbushen me shkelësit e masave kundër përhapjes së Covid-19 të cilët janë burgosur për shkak të pamundësisë financiare që t’i paguajnë gjobat marramendëse nga 500 deri në mbi 2,000 euro ndërsa pjesa më e madhe prej tyre, janë persona që jetojnë me ndihma sociale.

Gjatë periudhës kur këto masa ishin në fuqi, gjithsej 2,385 qytetarë u gjobiten me nga 500 euro, ndërsa 2,124 qytetarë me gjoba prej 1 mijë deri në 2 mijë euro. Këtyre personave ju ishte dhënë afat prej 2 viteve për t’i shlyer pagesat.

Derisa pjesa më e madhe paguan gjobat, 94 persona nga pamundësia për t’i gjetur paratë, sot flenë në të njëjtat qeli të burgjeve së bashku me autorë të veprave të rënda penale. Ky numër pritet që të rritet.


Njësiti për Zbatimin e Sanksioneve në RMV
– Burgu i Idrizovës – 36 persona
– Burgu i Shutkës – 40 persona
– Burgu i Prilepit – 3 persona
– Burgu i Kumanovës – 8 persona
– Burgu i Manastirit – 2 persona
– Burgu i Gjevgjelisë – 2 persona
– Burgu i Tetovës – 3 persona

Kjo masë përbën barrë për burgjet veçse të mbipopulluara si dhe buxhetin e tyre. Ndërkaq ligji i cili tash disa muaj po përgatitet në kuvend do t’i nxjerrë nga burgu këta persona, por, nuk do të ua kthejë paratë atyre që veçse i kanë paguar gjobat. Për këtë arsye vetë ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançevski më herët kishte deklaruar se miratimi i këtij ligji duhet të bëhet sa më shpejtë, sepse mund të bëhet vonë.

E përderisa qytetarët po paguajnë ndërsa burgjet po mbushen, deputeti Arbër Ademi për Alsat thotë se akoma nuk e kanë përpiluar ligjin.

“Sigurisht, duke pasur parasysh se rreth 1 mijë qytetarë, në mesin e të cilëve shumica janë raste sociale, po zëvendësojnë dënimet me pagesë në dënim me burg, kjo nuk na bën që të rrimë duarkryq dhe dëshirojmë që në këtë drejtim të japim kontributin tonë. Prandaj jemi në fazë të diskutimeve se çka më tutje, pra nuk bëhet fjalë për një amnesti klasike por për një zëvendësim të dënimit në të holla në dënim me kusht në mënyrë që të evitohet dënimi me burgim”, deklaroi Arbër Ademi, deputet.

Shkelja e masave kundër Covid-19 iu kushtoi shumë para qytetarëve të vendit. Sipas llogaritjeve, mbi 3,8 milion euro janë derdhur nga xhepat e qytetarëve në buxhetin e vendit vetëm për shkak të mos-mbajtjes së maskës mbrojtëse. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori