Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet pas shiut të rrëmbyeshëm në Strumicë

Së paku 20 qytetarë janë paraqitur në numrin kujdestar për ndihmë nga moti i ligë, i cili pasdite kaploi Strumicën me çka u vërshuan rrugët në disa pjesë të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qendra për menaxhime me kriza thonë se presin të dhëna të sakta për reshjet e shiut, që rreth orës 16:30 kapluan Strumicëm. Deri tani tek ata nuk ka arritur thirrje për dëme.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale "Komunalec" thonë se tani janë në terren dhe punojnë në largimin e pasojave nga reshjet e shumta të shiut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































