Michelle Obama, Jackie Kennedy, Hillary Clinton, dhe Eleanor Roosevelt dhe të gjitha që bëjnë pjesë në Top 10 kanë dëshmuar besimin e tyre përmes veshjeve dhe modës. Ato kanë ditur se si të bëjnë një deklaratë të sofistikuar përmes veshjeve. Eleanor Roosevelt Zonjë e Parë në vitet: 1929 – 1933

Eleanor RooseveltPamja e saj:


Ajo vishte një fustan mbrëmje, gjithmonë të lëmuar përgjatë ditës, kombinuar me rruaza, dorashka, apo një kapelë me lule.

Mamie Eisenhower Zonjë e Parë në vitet: 1953 – 1961

Mamie EisenhowerPamja e saj:

Pavarësisht mënyrës se si vishej, Mamie dukej gjithmonë si princeshë. Ajo dinte të pozonte, të qëndronte dhe të mbante duart mbështetur mbi fustan. Çdo aksesor dukej jo vetëm përsosmërish në vendin e duhur, por prefekt tek ajo që i mbante.

Jacqueline Kennedy Zonjë e Parë në vitet: 1961 – 1963

KN-C25669 12 December 1962 President and Mrs. Kennedy pose in front of the White House Christmas Tree during the Staff Christmas Reception. White House, Entrance Hall. Photograph by Robert Knudsen, White House, in the John F. Kennedy Presidential Library and Museum, Boston.Pamja e saj:

Edhe pse qëndrimi i saj në Shtëpinë e Bardhë ishte e shkurtër, ndikimi që ajo pati ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte pionierja e një qëndrimi të ri mbi stilin e veshjes, duke përdorur prerje shumë të shkurtra, ngjyra të theksuara, të cilat përqafonin tendencat e mëdha të viteve ’60.

Lady Bird Johnson Zonjë e parë në vitet: 1963 – 1969

Lady Bird JohnsonPamja e saj:

Veshjet e saj ishin gjithmonë të veçanta. Pavarësisht kontrasteve si jaka e Piter Panit kombinuar me këpucët e bluzën me mëngë të gjata, dorashkat dhe pallton e saj të zgjatur, kishte diçka të fisshme që mbante veshur në çdo gjë.

Pat Nixon

Pat Nixon

Zonjë e parë në vitet: 1969 – 1974
Pamja e saj: Pat dashuronte bizhutë dhe mbante gjithnjë fustane të punuara me gurë të shndritshëm, shkruan Grazia. Më shumë se çdo gjë, ajo dashuronte fustanet, shoqëruar me xhaketa me mëngë të shkurtra.

Betty Ford Zonjë e parë në vitet: 1974 – 1977

Lady Bird JohnsonPamja e saj:

Betty dashuron materialet e lëmuara dhe veshjet e saj shpesh ndërroheshin sipas modës, kryesisht në stilin Tomboy. Nëse ishte një shall mëndafshi, dorashka me qime, apo një xhaketë e përshtatur sportive, kjo gjë i pëlqente asaj dhe i rriste vetëbesimin.

Rosalynn Carter Zonjë e parë në vitet: 1977 – 1981

Rosalynn CarterPamja e saj:

Veshjet e saj ishin gjallëruese, por të përmbajtura. Ajo fantazonte me stilin e saj, tërheqës e që nxirrte në parë vlerat e saj femërore.

Nancy Reagan Zonjë e parë në vitet: 1981 – 1989

2016-03-08t12-13-08-166z--.nbcnews-ux-1080-600Pamja e saj:

Nancy pëlqente t’i koordinonte veshjet kryesish me supet të ekzagjeruar dhe plot shkëlqim. Ajo mendonte për të gjitha detajet e vogla, duke zgjedhur që nga vathët, butonat në bluzë apo elementë të punuar me dorë në jakën e bardhë të trikos.

Hillary Clinton Zonjë e parë në vitet: 1993 – 2001

Hillary ClintonPamja e saj:

Ajo pëlqente gjithmonë të vishte gjëra me ngjyra. Gjatë kohës kur ishte Zonja e Parë e SHBA, i theu paksa rregullat, duke koordinuar veshjet e saj me kravatat e Bill apo duke shtuar butësinë në kostumet e tij të errëta, në hijet e ngjyrave rozë apo mente.

Michelle Obama Zonjë e parë në vitet: 2009 – e në vazhdim

Michelle-Obama-President-Obama-Finishes-Bus-TrUK3LqHHtOlPamja e saj:

Ajo ka ditur të veshë gjëra të cilat kanë mbuluar më së miri defektet, shoqëruar me materiale të printuara apo me ngjyra të theksuara. Por ne gjithmonë shohim foto të Michelle me siluetë elegante, këmbë koteleje dhe që luan me vathët e vendosur. Në rrugën e saj ajo ndjek atë të një stilisti të preferuar amerikan. /Telegrafi/