Viktima e dhunës seksuale u ballafaqua sërish në seancë gjyqësore me kriminelin serb, Zoran Vukotiq. Ky u fundit, u dënua për herë të dytë nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 10 vjet burg, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E vërteta e të mbijetuarës, e cila është rreth të pesëdhjetave triumfoi sërish para trupit gjykues. Ajo flet për KosovaPress ekskluzivisht pas shpalljes së këtij vendimi, ku thekson se nuk është e kënaqur me dënimin. Në kushte anonimiteti, ajo u bën thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilin u përballën dhe vuajtjet që ua shkaktuan për tërë jetën.
Dënimi për Zoran Vukotiq, është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë, nga gjykatat vendore.
B.K, e cila është emër i njohur për redaksinë, ishte shtatzënë tremuajshe, në kohën kur u dhunua seksualisht. Pas krimit të përjetuar, ajo humbi dy fëmijët që po i priste të vinin në jetë.
Në intervistë ajo deklaron se nuk është e kënaqur me dënimin prej dhjetë vitesh, pasi është i ulët.
“Jo, nuk jam e kënaqur me dënimin të cilin ai e ka marrë. Ama, e kënaqur jam sido që të jetë, ta sheh gjithë bota se krimi ka ndodhur në Kosovë. Krimi nuk mund të zhduket aq lehtë. Më vjen keq për shumë motra, nëna tona që kanë rastin e njëjtë edhe nuk e kanë rastin si të temin të kërkojnë drejtësi”, thotë ajo.
Megjithatë, u bën thirrje të gjitha grave e burrave që u dhunuan seksualisht gjatë luftës, të kërkojnë drejtësi.
“Kisha bërë apel edhe tek ato motra, nëna tonat që të kërkojnë drejtësi deri në momentin e fundit, derisa të fitojnë ata se patjetër me drejtësi gjithçka arrihet”.
Me dënimin prej dhjetë vjetësh nuk po shprehet e kënaqur as drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti e cila e shoqëroi të mbijetuarën në seancën e sotme gjyqësore.
“Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës edhe një herë e vuri në pah krimet e dhunës gjatë luftës duke dënuar Zoran Vukotiqin me 10 vjet. Gjykim ky i rikonfirmuar tashmë nga Gjykata Themelore që mendoj që është njëra nga vendimet më të rëndësishme, sa i përket krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës pasi deri kë sot, fatkeqësisht nuk kemi pasur as edhe një kriminel të vetëm prapa grilave për këtë krim. Natyrisht që 10 vjet janë pak për krim të tillë, aq më shumë kur dëshmitarët ka pasur lëndime shpirtërore, trupore, ka humbur dy fëmijë nga ky krim i tillë”, deklaron Rushiti.
Megjithatë, Rushiti thotë se fakti që Vukotiq ndodhet prapa grilave është shpresë për të gjitha gratë dhe burrat të cilët tash e më shumë se dy dekada luten për drejtësi. Ajo bën të ditur se do të apelojnë këtë vendim.
“Ne bashkërisht me Prokurorinë Speciale për Krime Lufte do ta apelojmë, sepse nuk jemi të kënaqur me jetëgjatësinë e dënimit, pra me 10 vjet. Shpresojmë shumë që Gjykata e Apelit tani të merr një vendim meritor dhe ky dënim të zgjatet, ashtu siç e meriton sepse rrethanat e kryerësit të krimit, dëmtimet që i janë shkaktuar dëshmitares në fjalë janë dëmtime të pariparueshme ka humbje njerëzore. Ka qenë nënë shtatzënë me dy binekë të cilët për shkak të dhunimit i ka humbur dhe pasojat psikologjike, shpirtërore ende janë pjesë e plagëve që ajo grua i bart tash e 23 vjet”, shton ajo.
Drejtoresha e QKRMT-së ka ftuar të gjitha gratë dhe burrat, të cilët kanë mbijetuar nga ky krim seksuale, që të insistojnë për drejtësinë e tyre.
Në korrik të vitit të kaluar, Zoran Vukotiq ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dhjetë vjet burgim. Pas ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim, por sërish gjykata e ka shpallur fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj viktimës shqiptare.
Rreth 20 mijë gra e burra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nga kriminelët serbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E Majta: Qeveria me blerjen e armëve shkurton paratë për kategoritë e sociale
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shkarashnik të Malishevës, nuk raportohet për të lënduar
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët