Bashkimi Evropian përgjatë 10 viteve ka investuar më shumë se 4 milionë euro për sistemin e drejtësisë për të mitur, që ata të cilët përballen me drejtësinë të trajtohen ashtu siç është e paraparë me konventat ndërkombëtare.
Kështu ka deklaruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me rastin e shënimit të 10 vjetorit të mbështetjes nga BE dhe UNICEF për Drejtësinë për të Mitur. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës kanë arritur rezultate pozitive, por që duhet ende punë për t’u bërë.
Shefja e BE-së në Kosovë, tha se kanë ndihmuar autoritetet e Kosovës në parandalimin që fëmijët të bien ë konflikt me ligjin, si dhe kanë siguruar shërbime përkatëse për fëmijët dhe për familjet e tyre.
Apostolova ka përmendur të arriturat për këtë 10 vjet në sistemin e drejtësisë për të mitur, ndërkohë që ka potencuar se Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 4 milionë euro për këtë qëllim.
“Një prej arritjeve më të dukshme të reformës është krijimi i sistemit të drejtësisë (restorative ku kryerësit marrin përgjegjësi personale për veprimet e tyre dhe marrin veprime për t’i kompensuar dëmin që i kanë bërë shoqërisë. Kjo është arritur përmes kodit të drejtësisë për të mitur dhe kjo është bërë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Në këtë mënyrë është ndërtuar një sistem i veçantë për fëmijë dhe mbrojtja e të drejtave të tyre gjatë procedurave gjyqësore është siguruar. Arritjet e lartpërmendura janë përcjellë me trajnime të specializuara të vazhdueshme në zhvillimin e kurrikulave përkatëse, si dhe integrimin e këtyre kurrikulave në kuadër të Akademisë për Siguri Publike. Këto trajnime kanë siguruar që zyrtarët policor, punonjësit social, gjyqtarët, avokatët, prokurorët kanë njohuritë e duhura që të trajtojnà « fëmijët që janë në konflikt me ligjin”, tha ajo.
Të gjitha këto arritje, Apostolova tha se janë rezultat i një zotimi serioz nga institucionet e Kosovës.
Sipas saj, ende mbetet shumë punë për t’u bërë në këtë sektor dhe ajo deklaroi se do të vazhdojnë mbështetjen në projekte që kanë të bëjnë me fëmijët.
Ndërsa, kryesuesi i Zyrës se UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, ka thënë se angazhimi i UNICEF-it për drejtësinë për të mitur ka kaluar nga fokusi në shkelësit e mitur deri tek qasja për të siguruar se fëmijëve u ofrohen shërbime të mira dhe se mbrohen mirë nga sistemi i drejtësisë.
“Veprimet e këtij bashkëpunimi ka kontribuuar në krijimin e një kornize për të siguruar trajtimin e barabartë të fëmijëve të cilët janë të përfshirë në procedura të ndryshme penale. Si dhe ka kontribuuar në rritjen e përgjegjësisë të ofruesve të shërbimeve si dhe institucioneve kyçe të drejtësisë. Prandaj qasja në drejtësi ka të bëjë me zbatimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve, përfshirë këtu, edukimin, shëndetin, mbrojtjen sociale dhe të tjera. Shembull sot fëmijët në konflikt me ligjin janë duke marrë shërbimet e specializuara nga profesionist të trajnuar në këtë fushë dhe këta fëmijë janë duke shfrytëzuar këtë qendrën e re të hapur korrektuese, janë duke shfrytëzuar shërbimet e saj. Natyrisht fëmijët nuk e kanë vendin në qendrat korrektuese, ata kur shkojnë në ato qendra ne presim që ata të qëndrojnë një periudhë në shkurtër në këto qendra”, tha ai.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka vlerësuar se ka pasur progres të theksuar në Kosovë sa i përket drejtësisë për të mitur në Kosovë.
Si përfaqësues i Institucionit të Avokatit të Popullit besoj që mund të jemi dëshmitarë të progresit të arritur në drejtësinë për të mitur në Kosovë në veçanti dhe progresin e përgjithshëm që është arritur në Kosovë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në përgjithësi. Neve na rastisi që jo më larg se dje në Kuvendin e Kosovës në Komisionin për të drejtat dhe liritë e njeriut të ngrisim dy shqetësime bazë, një që ka të bëjë me problemin e përdorimit të drogave tek të rinjtë dhe e dyta, që ka të bëjë me problemin e sistemit të edukimit që ballafaqohen këta të rinj. Ndoshta nuk është tema përkatëse ajo për të cilën po flasim sot, megjithatë mendojë që Kosova duhet të ketë parasysh ndërtimin e një sistemi komplementar në mënyrë për ta arritur suksese më të mira në mbrojtjen dhe në avancimin e të drejtave të fëmijëve”, tha Jashari.
Jashari ka shtuar se megjithatë, mbetet shumë për tu bërë dhe një prej objektivave është çështja e mbledhjes së të dhënave.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka thënë se parimet sikur interesi më i mirë i fëmijëve, trajtimi i barabartë dhe jo diskriminimi, respektimi i dinjitetit të fëmijëve dhe ndalimi i çfarë do forme të abuzimit, shfrytëzimit dhe dhunës, respektimi i garancioneve ligjore në çdo procedurë qoftë para organeve gjyqësore, administrative apo organeve të tjera jo gjyqësore tashmë kanë zënë vend adekuat në sistemin e drejtësisë dhe në praktikën shtetërore.
Ai tha se kur e marrin mendimin e fëmijëve atë e bëjnë në salla të gjykimit, e për këtë ai tha se duhet të kenë dhoma të posaçme ku fëmijët të merren në pyetje.
Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka përmendur disa statistika rreth rasteve që kanë të bëjnë të miturit.
“Në departamentin për të mitur, ku kemi pasur në punë gjithsejtë 3 mijë e 938 kallëzime penale, të trashëguara në fillim të periudhës raportuese ishin 1 mijë 817, të pranuara në punë gjatë vitit 2017 janë 2 mijë 121 kallëzime penale. Të zgjidhura janë 2 mijë 866 kallëzime, të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese janë 1 mijë e 72 kallëzime. Nëse marrim për bazë vetëm numrin e lëndëve të pranuara në këtë periudhë depertamenti për të mitur ka arritur t’i zgjidh 745 ose 25.99 për qind më tepër kallëzime penale sesa që kanë pranuar”, tha ai.
Ai tha se përkundër trendit pozitiv të zgjedhjes së rasteve për të mitur sistemi Prokurorial ka nevojë që të zhvillohet edhe më tutje dhe se mbështetja e mëtutjeshme është shumë e nevojshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje