LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë veturat më të shpejta të policisë amerikane (Foto)

Dhjetë veturat më të shpejta të policisë amerikane (Foto)

Çdo ditë, miliona drejtues veturash përreth globit qarkullojnë me dijeninë se policia monitoron e patrullon rrugët.

Por edhe përse mendohet se veturat e policisë janë të prodhimeve standarde të kompanive të ndryshme, kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Përkundrazi, një pjesë e tyre janë ndërtuar me pjesë speciale për t’i bërë më rezistente dhe më të shpejta, transmeton tch.


Më poshtë janë renditur edhe 10 llojet e veturave më të mira e më të shpejta të përdorura nga policia amerikane.

Ford Police Interceptor Utility: 3.7L AWD 304 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 7,99 sekonda. Shpejtësia maksimale: 212 km/orë.

Chevrolet Tahoe 5.3L RWD: 355 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 7,97 sekonda. Shpejtësia maksimale: 212 km/orë.

Chevrolet Caprice 3.6 RWD: 301 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 7,91 sekonda. Shpejtësia maksimale: 236 km/orë.

Ford Police Interceptor Sedan 3.5L FWD: 288 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 7,78 sekonda: Shpejtësia maksimale: 214 km/orë.

Ford Police Interceptor Sedan 3.7L AWD: 305 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 7,43 sekonda: Shpejtësia maksimale: 214 km/orë.

Ford Police Interceptor Utility 3.5L EcoBoost AWD 365 kuaj fuqi: Nga 0-100 km për 6,40 sekonda. Shpejtësia maksimale: 209 km/orë.

Dodge Charger 5.7L RWD: 370 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 6,17 sekonda: Shpejtësia maksimale: 241 km/orë.

Chevrolet Caprice 6.0L RWD: 355 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 6,11 sekonda: Shpejtësia maksimale: 250 km/orë.

Dodge Charger 5.7L AWD: 370 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 6,05 sekonda. Shpejtësia maksimale: 241 km/orë.

Ford Police Interceptor Sedan 3.5L EcoBoost AWD: 365 kuaj fuqi. Nga 0-100 km për 5,70 sekonda. Shpejtësia maksimale: 241 km/orë.