LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të arrestuar për rrahje gjatë 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë

Dhjetë të arrestuar për rrahje gjatë 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dhjetë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në disa rrahje gjatë ditës së enjte(dje).

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të PK-së, ndërsa janë dhënë edhe detaje.

Sipas këtij raporti, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash e Gjakovë.


Detaje nga raporti i Policisë:

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.03.2021 – 07:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari ende nuk është takuar nga policia.

Rr. Tony Bler, Prishtinë 04.03.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë  pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 04.03.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fsh. Vrogoli, Fushë Kosovë, 04.03.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Dragash, 04.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike,  zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje.

Fsh. Janosh, Gjakovë, 04.03.2021 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes të dy familjeve të dyshuarit janë rrahur mes vete. Të dyshuarve ju është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori