1. Romela Begaj (peshëngritje)
Ka lindur në Tiranë, më 2.11.1986. Rezultatet e larta të Romela Begajt në këtë 4-vjeçar olimpik nisin që në vitin 2005. Por sigurisht suksesi i saj më i madh, që e klasifikon në vendin e parë në top-listën e sportistëve më të mirë, është ai i arritur në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″, ku Romela Begaj renditet në vendin e 6-të në peshën 58 kg. Ky rezultat është më i miri i arritur nga ekipi ynë në këtë olimpiadë. Por ndër rezultatet më të mira të Begajt mund të përmendim titullin nënkampione Europe për të reja në vitin 2005, medalje bronzi në Kampionatin Botëror për të rinj në vitin 2006, medalje argjendi në vitin 2007 në Kampionatin Europian për të rritur në Strasburg (Francë) dhe në vitin 2008 medalje ari, argjendi dhe bronzi në Kampionatin Europian për të rritur në Itali. Fiton për herë të parë në anketën “10 sportistët më të mirë”.
2. Arjan Beqaj (futboll)
Portieri Arjan Beqaj ka lindur më 20.08.1976 në Prizren. Prej më shumë se dy vitesh ai luan për ekipin qipriot, Anorthosis Famagusta. Gjatë këtij viti ai ka arritur shumë me këtë ekip, ku fillimisht fitoi titullin kampion në Qipro, e më pas u paraqit denjësisht në grupet e Ligës së Kampioneve. Beqaj, disa herë ka qenë heroi i Anorthosisit në ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Ai është pjesë e padiskutueshme e ekipit kombëtar, ku ka disa vite që është titullar i saj. Ky vit për të mund të cilësohet kulmi i karrierës. E fiton për herë të…. këtë anketë.
3. Lorik Cana (futboll)
Ka lindur më 27.07.1983 në Prishtinë. 25 vjeçari vazhdon të paraqitet me sukses në radhët e Olimpikut të Marsejës, ekip të cilit i është bashkuar që në gusht të vitit 2005. Ai është prej dy sezonesh kapiten i ekipit francez. Më shumë ka luajtur në pozicionin e mesfushorit, por herë pas here, ashtu si në kombëtare, edhe te Marseja, ka bërë më së miri qendërmbrojtësin. Pa diskutim është një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar dhe një nga më të rëndësishmit në ekipin kombëtar, e natyrisht te Marseja. Lorik Cana e fiton për herë të pestë anketën “10 sportistët më të mirë”.
4. Erkand Qerimaj (peshëngritje)
Ka lindur në Shkodër, më 10.08.1988. Rezultatet më të mira të këtij sportisti në 4-vjeçarin olimpik janë titulli nënkampion Evrope për të rinj për tri vite radhazi, 2005-2006-2007. Është pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për të Rritur të këtij viti, ku arriti rezultatin më të lartë nga gjithë ekipi ynë i meshkujve, duke fituar dhe të drejtën e përfaqësimit për herë të parë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Në këtë eveniment Qerimaj, mes një konkurrence tepër të fortë, arriti të renditej në vendin e 13-të në peshën 77 kg. Por në karrierën e tij Erkand Qerimaj mban disa rekorde evropiane për të rinj dhe një titull nënkampion bote po për kategorinë e të rinjve. Erkand Qerimaj e fiton për herë të katërt anketën “10 sportistët më të mirë”.
5. Klodian Duro (futboll)
Klodian Duro lindi më 21 dhjetor të vitit 1977 në Elbasan, ku dhe nisi karrierën e tij si futbollist. Mesfushori i kombëtares është shpallur disa herë kampion me Tiranën, ndërsa aktualisht po aktivizohet me shumë sukses te ekipi qipriot, Omonia Nikosia. Duro, edhe pse luan si mesfushor, në Qipro ka gjetur veten këtë sezon, duke shënuar disa gola, madje në Kupën UEFA realizoi ndaj ekipeve të tilla, si Mançester Siti dhe AEK. Përveç prezantimit të mirë që ka bërë me klubet ndër vite, 31-vjeçari gjithnjë ka qenë një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren. E fiton anketën për herë të ……
6. Elis Guri (mundje)
Ka lindur në Shkodër, më 6.07.1983. Është sportist i mundjes klasike (greko-romake) në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian të këtij viti, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″. E fiton për herë të parë anketën “10 sportistët më të mirë”.
7. Vioresin Sinani (futboll)
Ka lindur më 4 nëntor të vitit 1977 në Shkodër. E nisi karrierën me Vllazninë, ku dhe është shpallur kampion. Aktualisht, ai vazhdon të luajë me ekipin shkodran dhe gjithnjë është dalluar si golashënues. Këtë sezon, sulmuesi e ka ndihmuar ekipin e tij të zemrës, që është shpallur kampion dimri. Në karrierën e tij, Sinani është thirrur edhe disa herë me kombëtaren, por ndoshta shansi i keq apo vëmendja jo e shumtë e trajnerëve ndaj tij, kanë bërë që të mos të aktivizohet. Ai ka edhe dy eksperienca jashtë, me kroatët e Varteksit dhe turqit e Kaisersporit. E fiton anketën për herë të…
8. Ervin Skela (futboll)
Ka lindur në Vlorë më 17.11.1976. Pas një eksperience të shkurtër në Serinë A me Ascolin, fantazisti kuqezi kaloi te Energie Cottbus në janar të vitit 2007. Që prej kësaj periudhe, 32 vjeçari është një lider tek ekipi gjerman, teksa golat që ai shënoi në fundin e sezonit të kaluar, rezultuan decizivë për qëndrimin në Bundesligë. Është pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm te Cottbusi, por gjithashtu në kombëtare. E ka treguar gjithnjë veten me lojën që ka zhvilluar, duke u bërë gati i pazëvendësueshëm te kuqezinjtë. E fiton këtë anketë për herë të …
9. Sahit Prizreni (mundje)
Ka lindur në Kukës, më 23.02.1983. Është sportist i mundjes së lirë në peshën 62kg. Suksesi më i madh i këtij sportisti shënohet në shtator të vitit 2007, ku në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan, Sahit Prizreni renditet i treti në botë në peshën 62 kg, duke fituar medaljen e bronzit. Ky është suksesi më i madh në historinë e mundjes shqiptare. Me këtë rezultat Prizreni arrin të fitojë të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″, ndërkohë që në përfaqësimin e tij të parë në “Athinë 2004″ ai shkon me ftesë si sportisti më i mirë shqiptar. I rikthehet ekipit kombëtar pas një largimi 2-vjeçar drejt Amerikës, ku me ekipin e Nju-Jorkut arrin të fitojë 3 herë medaljen e artë të Turneut Ndërkombëtar “Dave Schultz”. E fiton për herë të parë anketën “10 sportistët më të mirë”.
10. Daniel Godelli (peshëngritje)
Ka lindur në Elbasan, më 10.01.1992. Ai është talenti më i ri i peshëngritjes. Suksesin më të madh e ka shënuar këtë vit në Kampionatin Evropian për të Rinj, që u zhvillua në Shqipëri në qytetin e Durrësit, ku Godelli fiton 3 medalje ari. Por një sukses të tillë Daniel Godelli, peshëngritësi nga Peqini, ka arritur ta regjistrojë edhe në Kampionatin Evropian U 17, që u zhvillua po këtë vit në Amiens të Francës. Në këtë kampionat, Godelli është shpallur Kampion i Evropës në stilin e shkëputjes, duke arritur të ngrejë plot 118 kg. Më pas, talenti 17 vjeçar i shtangës ka arritur të fitojë edhe medaljen e arit në stilin i shtytjes, duke ngritur plot 145 kg, e duke mahnitur të gjithë. Është shpallur njëkohësisht edhe kampion i Evropës në dygarësh me 263 kg. /Sporti Shqiptar/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Fitorja e pestë radhazi në Serie A, Juventusi afrohet në gjashtë pikë me kreun

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës