Përshtypja e parë nuk përfundon me intervistën e punës, ndikimin më të madh e ka dita e parë në atë punë.
Zakonisht kjo ditë është diçka që mbetet në kujtime gjatë gjithë jetës. Kjo është dita kur do t’ju duhet t’i njoftoni kolegët, të krijoni përshtypje të mirë, të krijoni vendin tuaj të punës, si dhe të mësoni për rregullat dhe kulturën e kompanisë. Akademi Pune, punë ju sjellë disa këshilla, se çfarë duhet të bëni për ta pasur një ditë të parë pune të suksesshme.
Pse është dita e parë e punës e rëndësishme?
Në ditën e parë do të mësoni shumë gjëra që do t’ju ndihmojnë të keni paraqitje të mirë në atë vend pune. Ajo është pikërisht dita ku do të shikoni vende të ndryshme të ndërtesës, zyrat dhe hapësirat e tjera, do të familjarizoheni përveç me vendet edhe me kolegët e punës dhe më e rëndësishmja është baza e gjithë të ardhmes tuaj në atë punë.
Veshja
Veshja është njëra ndër gjërat e para të dukshme që e krijojnë përshtypjen e parë. Ajo tregon që po i përmbaheni kodit të veshjes të asaj kompanie. Mund të vishni këmishë me kravatë nëse jeni burrë, ndërsa për gra këpucë të sheshta apo pak më të larta. Nëse të gjithë aty kanë veshje më të zakonshme, atëherë mund t’u përshtateni atyre në ditët në vijim. Gjithashtu, gjatë ditës mund ta largoni kravatën, nëse shihet që është më e përshtatshme.
Planifikoni udhëtimin
Kur ju duhet të udhëtoni me makinë apo transport publik në ditë e parë të punës, është mirë ta parashikoni edhe komunikacionin, sepse nuk do ta dini se si mund të jetë ai atë ditë. Kështu që, është mirë të shkoni atje 15 minuta më herët, kjo do t’ju jepte edhe kohë që të përgatiteni më shumë për atë ditë.
Bëni pyetje
Punonjësit e rinj kanë padyshim shumë gjëra për të mësuar, prandaj të bërit vazhdimisht pyetje do t’ju ndihmojë t’u shmangeni gabimeve të mundshme në të ardhmen. Për shembull, mund t’i pyesni cilat detyra duhet t’i keni prioritet, apo sa shpesh eprori juaj dëshiron të jetë i përditësuar. Të bërit pyetje tregon që jeni me të vërtetë i interesuar dhe dëshironi ta bëni më të mirën në atë pozitë.
Jini të shoqërueshëm
Buzëqeshni, jini të gatshëm ta prezantoni veten tek sa më shumë kolegë që mundeni! Filloni biseda kur të keni mundësi gjatë pushimeve! Kjo i bën kolegët t’ju konsiderojnë si pjesë të ekipit, po ashtu, kjo do t’ju duhet sepse nëse krijoni shoqëri në punë do t’ju ndihmojë në karrierë.
Përgatituni për disa shpjegime
Gjatë kohës sa njoftoheni me pjesëtarët e kompanisë jepni një përshkrim të shkurtër të përvojës së punës që keni pasur më herët, e po ashtu edhe ta shpjegoni pozitën në të cilën sapo keni filluar! Ju duhet të jeni po ashtu të gatshëm, të tregoni përse keni menduar të ndërroni punën!
Dilni në drekë me bashkëpunëtorët
Nëse shefi apo ndonjë nga kolegët të ftojnë për drekë, atëherë pranojeni atë! Të drekoni është një mundësi e madhe t’i njihni më mirë personat me të cilët do të punoni. Si dhe të krijoni lidhje të mira me ta gjatë kohës, shkruan KP.
Vëzhgoni të tjerët
Dëgjoni me kujdes bisedat e anëtarëve të kompanisë dhe vëzhgoni sjelljet e tyre! Në këtë mënyrë do të merrni shumë mësime nga personat më të suksesshëm aty si dhe t’i bëni shokë ata që përshtateni me ta dhe do t’ju ndihmojnë shumë në të ardhmen. Përveç kësaj, mund të merrni këshilla që do t’ju hyjnë në punë në karrierën tuaj.
Kushtoni kujdes gjuhës së trupit
Edhe kur nuk flisni, jeni duke komunikuar me të tjerët me gjuhën e trupit. Shmangni shenjat e nervozizmit apo mërzitjes, si duke i prekur shpesh flokët, fytyrën apo duke trokituar me këmbë dhe ofsharë. Kur jeni duke biseduar me dikë, tregoni që jeni i vëmendshëm dhe i interesuar për bisedën!
Qetësohuni
Shumica e punëdhënësve e kuptojnë që ju mund të bëni ndonjë gabim ditën e parë të punës. Dëshira për të dhënë përshtypje të mirë që ditën e parë është sfiduese, por ju duhet të përqendroheni të mësoni të bëni punë të mirë. Nëse filloni të ndiheni të stresuar bëni disa frymëmarrje të thella dhe përqendrohuni në të tashmen! Nëse bëni ndonjë gabim, kujtoni që e nesërmja është një mundësi e mirë për t’i bërë gjërat më mirë!
Përshëndetni kur largoheni
Pasi ta keni përfunduar orarin dhe jeni gati të largoheni, falënderojeni punëdhënësin që ju ka punësuar, kjo do të tregojë që dita juaj e parë ka qenë shumë e mirë. Thoni përshëndetjen e duhur dhe kujdesuni që t’ua bëni me dije që mezi jeni duke pritur të ktheheni nesër! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje