Dhjetë gjërat e përditshme që kanë ngjyra të veçanta – dhe gjithmonë ekziston një arsye për këtë!

Syri i njeriut, ka kapacitet të sheh rreth shtatë milionë ngjyra.
Duke iu falënderuar faktit se mund të shohim kaq shumë ngjyra të ndryshme, mund t’i përdorim si përparësi për ta lehtësuar jetën sa më shumë, transmeton Telegrafi.
Me kalimin e kohës, njerëzit i kanë krijuar gjërat që i shohim në jetën e përditshme, në ngjyra të caktuara, për arsye shumë të mira.
Bright Side ka dekoduar dhjetë objekte të përditshme, që kanë ngjyra specifike për arsye të mira dhe kuptimin prapa tyre.
Hidrantët e ujit
Lyerja me ngjyra të ndryshme e hidrantëve të ujit, është bërë për arsye që të tregojnë se sa galonë për minutë mund të prodhojë. Varësisht nga madhësia, hidrantë të ndryshëm, janë krijuar për të shuar lloje të ndryshme zjarri. Më të popullarizuarat janë e kuqja, portokallia, e gjelbra dhe e kaltra.
Aeroplanët komercialë
Shumica e aeroplanëve komercialë, janë të lyer bardh për të reflektuar dritën e diellit. Kjo mundëson reduktimin e dëmtimit të shkaktuar nga dielli, si dhe e mbron nga nxehja. Të lyerit bardh, iu merr aeroplanëve më pak kohë që të ftohen, kur të jenë parkuar.
Gomat e rrotave
Kur prodhohen, gomat e rrotave të makinave kanë ngjyrë të bardhë, por më pas i shtohet karboni i zi për t’ia rritur jetëgjatësinë. Për këtë arsye, marrin ngjyrë të zezë. Karboni ia rritë fuqinë dhe qëndrueshmërinë, duke ia mbajtur nxehtësinë dhe duke e ruajtur prej rrezeve ultra vjollce.
Dritat e trafikut
Jemi mësuar deri më tani, me tri llojet e dritave të trafikut. E kuqja nënkupton ndalesën, e gjelbra nisjen, derisa e verdha vazhdimin me kujdes. Por, ka arsye pse janë zgjidhur pikërisht këto ngjyra.
Ngjara e kuqe e ka gjatësinë e valës më të gjatë, që do të thotë se mund të shihet nga një distancë më e madhe, duke lejuar shoferët ta shohin nga larg.
E verdha ka një gjatësi vale më të shkurtër se e kuqja, por është më e gjatë se e gjelbra. Gjatësitë e valëve, i bëjnë më lehtë të dallueshme, kur ndryshojnë nga e gjelbra në të verdhë, apo nga e verdha në të kuqe.
Kalimi në zebra
Ngjyrosja e zebrave me bardh dhe zi, krijon kontrastin që i mundëson të shihen nga afër. Kjo iu japë shoferëve kohën e duhur, që të ulin shpejtësinë dhe t’ju mundësojnë njerëzve të kalojnë. Në të njëjtën kohë, sjellë Telegrafi, këto ngjyra të ndryshme iu mundësojnë edhe kalimtarëve, të shohin sa më mirë ambientin.
Autobusët e shkollave
Ngjyra e verdhë është përdorur në autobusët e shkollave, për arsye sigurie. Kontrasti që e krijojnë e verdha dhe e zeza, iu mundëson të dallohen sa më mirë nga nxënësit, në momentin që arrijnë për t’i marrë. Në të njëjtën kohë, këto dy ngjyra iu ndihmojnë shoferëve tjerë që t’i shohin në errësirë.
Taksitë
Sikur të autobusët e shkollave, ngjyra e verdhë është përdorur edhe në taksi, që të shihen sa më mirë. Ngjyra e verdhë, dallon më shumë nga të tjerat dhe vërehet më shumë në rrugë.
Topat e futbollit
Kur topat e futbollit nisën të prodhoheshin nga plastika, kishin ngjyrë të bardhë. Por, kompania Adidas vendosi t’jua shtonte edhe ngjyrën e zezë në to. Me ngjyrat bardh e zi, sjellë Telegrafi, ishte shumë më lehtë të shihej topi në televizione, që në atë kohë ishin bardh e zi.
Letrat e tualetit
Arsyeja pse letrat e tualet janë të bardha, është sepse janë të zbardhuara. Pa zbardhim, letra do kishte ngjyrë kafe. Këto letra nuk i shohim zakonisht në ngjyra tjera, sepse prodhuesit duhet t’i lyejnë dhe kjo kushton. Gjë që nënkupton se letra e tualetit është e bardhë, për shkak të kursimit të parave.
Por, kjo nuk është arsyeja kryesore, sa i përket ngjarës. Kur janë të lyera, letrat e tualetit nuk dekompozohen lehtë. Gjithashtu, kur janë krijuar letrat e tualetit me ngjyra, shumë mjekë kanë paralajmëruar, se mund të jenë të rrezikshme. Andaj, e bardha është zgjedhja më e mirë.
Platformat e rrjeteve sociale
Megjithëse kanë ngjyra tjera në brendi, shumica e platformave të rrjeteve sociale, në logo kanë ngjyrë të kaltër. Për arsye se e kaltra ka të bëjë me intelektin dhe mendjen, që janë të lidhura me komunikimin.
Kjo ngjyrë, gjithashtu përfaqëson sigurinë dhe besueshmërinë. Rrjetet sociale, duan që njerëzit të jenë të sigurt në komunikim, andaj e zgjedhin ngjyrën e kaltër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëfimi i gruas që jeton në një nga vendet më të largëta në SHBA – thotë se artikujt ushqimor i merr me aeroplan çdo dy muaj

Mjete krejtësisht të çuditshme kuzhine që mund t’ju lënë të habitur

Tërmeti godet San Diegon, elefantët ngritën në këmbë për të mbrojtur të vegjlit derisa toka dridhej

Rrëfimi i gruas që jeton në një nga vendet më të largëta në SHBA – thotë se artikujt ushqimor i merr me aeroplan çdo dy muaj

Skena mahnitëse në brigjet e Adriatikut, peshkatari kap pamje të peshkaqenit gjigant

Mjete krejtësisht të çuditshme kuzhine që mund t'ju lënë të habitur

Tërmeti godet San Diegon, elefantët ngritën në këmbë për të mbrojtur të vegjlit derisa toka dridhej

Gënjeu se është memece për të përfituar nga pensioni i invaliditetit – pas 16 vitesh zbulohet dredhia e spanjolles

Gjyshja nga Turqia dënohet me 4 vite burg pasi goditi mbesën me pantofla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë