Dhjetë fakte rreth Koresë së Veriut

LEXO PO ASHTU:
Dhjetë gjërat e çuditshme që ndalohen në Korenë e Veriut
Koreja e Veriut: Flokët t’i preni sipas stilit socialist! (Foto)
Kjo është Koreja e Veriut, imazhe të papara (Foto)
Koreja Veriore - shteti bizar
- Në Korenë e Veriut ekzistojnë 28 stile të lejueshme flokësh. Më saktë, femrat mund të zgjedhin mes 14 stileve të ndryshme të rregullimit të flokëve.
- Koreja e Veriut është fuqia ushtarake e katërt më e madhe në botë, me mbi 1.19 milion ushtarë që shërbejnë në këtë vend, derisa Shtetet e Bashkuara për shembull kanë 1.369 milion ushtarë.
- Shkalla e personave që dinë shkrim-lexim është 100 për qind.
- Për konjakun Hennessy shpenzojnë 1.2 milion dollarë në vit.
- Më pak se 20 për qind e tokës mund të përpunohet për qëllime bujqësore.
- Produkti i brendshëm bruto kap shifrën prej 40 miliardë.
- Produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 1.800 dollarë, derisa në Shtetet e Bashkuara 51.784 dollarë.
- Vendi mbulon 25.554 kilometra të rrjetit rrugor, por më pak se tre për qind janë të asfaltuara.
- Koreja e Veriut është pak më e madhe sesa Bullgaria, gjithashtu ka sipërfaqe sa shteti amerikan i Pensilvanisë, raporton “Business Insider”.








































