LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë automjete për njësitet speciale donacion nga Çekia për Maqedoninë e Veriut

Dhjetë automjete për njësitet speciale donacion nga Çekia për Maqedoninë e Veriut

Në stacionin policor në “Gjorçe Petrov” Republika e Çekisë sot ka dorëzuar donacion për përdorim, 10 automjete të reja “Fiat Dukato” për intervenim të shpejtë për nevojat e njësiteve speciale.

Donacioni i automjeteve të reja është në vlerë prej një milionë euro, para të cilat sipas marrëveshjes për donacion do të përdoren për modernizim material-teknik të më shumë njësiteve organizuese pranë MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Automjetet janë të dedikuara për intervenim të shpejtë, gjatë menaxhimit të rendit të prishur publik me përmasa më të mëdha, por edhe për kryerjen e detyra të tjera të policisë çmimi i një automjeti është 1.499.000 denarë pa TVSH.


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili i ndoqi prezantimin e automjeteve, theksoi se këto automjete intervenuese ishin më se të nevojshme, me qëllim që të rritet efikasiteti, duke pasur parasysh se automjetet të cilat i kishin përdorur këto njësite, ishin të vjetra 49 vite.

Ai falënderoi Ambasadorin e Çekisë Mirosllav Toman dhe Qeverinë e Republikës Çeke për gjithë atë që është bërë, siç tha, që t’i përforcojë kapacitetet të policisë në vend, me qëllim që me sukses të menaxhojmë me krizën e emigrantëve.

Duke paralajmëruar se përgatitet edhe furnizim i ri i automjeteve, ai shfaqi shpresë se me këtë trend të sigurimit të pajisjeve për punë, do të ngritet monitorimi i policisë në RMV, profesionalizimin e tyre, e me këtë seriozisht do të rritet operativiteti i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori