Në cilën pjesë të trupit një person ndien më shpesh dhimbje?
Shumëkush me siguri do të vërejë se shqetësimi në stomak është problemi më i zakonshëm. Pse kështu?
Fakti është se puna e keqe e shumë organeve të brendshme shkakton dhimbje në bark dhe nga natyra e këtyre ndjenjave të pakëndshme, mund të arrihet në një përfundim mjaft të saktë se cili është shkaku, transmeton Telegrafi.
Ne ofrojmë një skemë të thjeshtë – një hartë të shëndetit të mirë, e cila do të hedhë dritë mbi origjinën e shumë dhimbjeve misterioze dhe do t’ju mundësojë të deshifroni sinjalet e trupit tuaj në çdo kohë.
Siklet në pjesën e sipërme të djathtë të barkut
Aty janë mëlçia dhe fshikëza e tëmthit, kështu që në rast dhimbjeje, zakonisht duhet t’u kushtoni vëmendje atyre organeve. Dhimbja akute e fortë, e cila përhapet në shpatullën e djathtë, mund të tregojë praninë e gurëve në tëmth. Sidomos nëse dhimbja shfaqet pas ushqimeve të yndyrshme.
Dhimbja e zgjatur mund të tregojë inflamacion të fshikëzës së tëmthit. Dhe dhimbjet me ndërprerje që ndodhin herë pas here mund të jenë shenjë e hepatitit – një sëmundje e rrezikshme e mëlçisë.
Siklet në pjesën e mesme të sipërme të barkut
Aty më afër janë duodeni dhe një pjesë e pankreasit. Dhimbjet e shpeshta, të cilat shtrihen në shpinë dhe përkeqësohen pas një vakti, mund të dyshohet për pankreatit.
Djegia në gjoks me kollë, fryrje dhe ndjenjë thartire në gojë, zakonisht tregojnë dispepsi ose urth. Nëse dhimbja përkeqësohet gjatë natës ose ndërmjet vakteve dhe zhduket pas një vakti, mund të jetë shenjë e ulcerës duodenale.
Siklet në pjesën e sipërme të majtë të barkut
Dhimbja e fortë e shoqëruar me të përziera mund të tregojë inflamacion të lukthit ose gastrit. Dhe dhimbja intensive e djegies kur stomaku është bosh, ka shumë të ngjarë të tregojë një ulcerë.
Siklet në pjesën e djathtë dhe të majtë
Dhimbja e fortë e alternuar mund të tregojë gur në veshka. Simptomat shoqëruese janë të përzierat, urinimi i shpeshtë dhe temperatura.
Siklet në pjesën qendrore të barkut
Dhimbjet dhe ngërçet, të shoqëruara me lodhje dhe humbje peshe, mund të tregojnë inflamacion të zorrëve. Ënjtja e dhimbshme në zonën e kordonit të kërthizës, e shoqëruar me parehati, tregon praninë e një hernie.
Siklet vetëm në pjesën e majtë të barkut
Dhimbja e vazhdueshme e shoqëruar me nauze zakonisht tregon divertikulit ose inflamacion të pjesës së poshtme të zorrës së trashë.
Siklet në pjesën e poshtme të djathtë të barkut
Këtu ndodhet zorra e verbër, i cila luan një rol të madh në proceset e tretjes. Dhimbja akute, së bashku me humbjen e oreksit dhe të përzierat, shpesh tregojnë apendiksit (inflamacion të apendiksit).
Mesi i poshtëm i barkut
Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut ka shumë të ngjarë të tregojë probleme me fshikëzën dhe organet riprodhuese. Dhe ngërçet e stomakut, dhimbjet gjatë urinimit dhe ndryshimet në ngjyrën e urinës tregojnë një infeksion të fshikëzës.
Pjesa e poshtme majtas e barkut
Dhimbja e shoqëruar me ngërçe dhe gazra mund të tregojë sindromën e zorrës së irrituar.
Siç mund ta shihni, trupi na tregon shumë qartë problemet e tij, dhe ne thjesht nuk jemi të kujdesshëm dhe të udhëzuar sa duhet për të vërejtur dhe kuptuar këto sinjale të dukshme.
Megjithatë ju tërheqim vëmendjen se ky informacion ka një qëllim edukues dhe në rast se ndjeni dhimbje duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Mos harroni se një trup i shëndetshëm është shumë më i lehtë për t’u mbajtur në gjendje të mirë sesa për të kuruar sëmundje të pakëndshme.
Ndani këtë artikull me miqtë tuaj, le të mësojnë të kuptojnë se çfarë na thonë sinjalet e trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje