LAJMI I FUNDIT:

Dhembjet e shpinës nuk vijnë vetëm nga kurrizi

Dhembjet e shpinës nuk vijnë vetëm nga kurrizi

Para se të mendoni për problemet me kurrizin, sigurohuni në mos po ju dërgon sinjale ndonjë organ tjetër i trupit.

Problemet me fshikëzën, veshkat ose tëmthin, shpesh mund të jenë të “maskuara”me dhembjen e shpinës, transmeton Telegrafi.

Prandaj, para se të mendoni në problemet me kurrizin, sigurohuni në mos ndonjë organ tjetër i trupit dërgon sinjale, të cilat manifestohen me dhembje therëse në fund apo në mes të shpinës.


Trakti urinar

Infeksionin e rrugëve urinare më së shpeshti e shkaktojnë bakteret. Manifestohen si dhembje gjatë urinimit,dhembje në pjesën e poshtme të shpinës apo në bark. Më së shpeshti i sulmon femrat dhe nëse nuk shërohen, mund t’u shkaktojnë edhe inflamacione.

Gur i veshkave

Dhembje e vazhdueshme në një pjesë të shpinës, e cila shfaqet me dhembje në stomak, në gilca, me rastin e urinimit apo me gjak në urinë, mund të jetë shenjë e gurëve në veshka. Rol të madh ka edhe gjenetika, prandaj disa njerëz janë më të prirë të kenë gurë në veshka se sa të tjerët.

Inflamacioni i veshkave

Nëse bashkë me dhembjen në shpinë shfaqet edhe temperatura e lartë e trupit, gjendja e tillë mund të tregojë inflamacion të veshkave. Ajo dhembje më së shpeshti shfaqet në pjesën e poshtme të shpinës dhe mbi komblik. Gjashtë herë është më e shpeshtë te femrat se sa te meshkujt.

Inflamacioni i pankreasit

Inflamacionin e pankreasit, pos dhembjeve në pjesën e poshtme të stomakut, vjellja dhe krupa, e përcjell edhe dhembja e shpinës. Ajo dhembje mund të jetë e befasishme dhe të përhapet nga barku në drejtim të shpinës, mirëpo më shpesh është pasojë e inflamacionit akut apo kronik.

Gurët e tëmthit

Edhe pse nuk theksohet në tëmth, dhembja në shpinë bashkë me dhembjet në stomak dhe duar, me krupë dhe me dhembje me rastin e frymëmarrjes, është simptomë e gurit të tëmthit apo të inflamacionit të tëmthit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori