Dhembje koke më së shpeshti kanë femrat nga mosha 35 deri në 45 vjeç, shkaktari tani është i njohur mirë.

Ndryshimi i nivelit të hormoneve të caktuara mund të shkaktojë dhembjen e kokës, tregon hulumtimi i bërë nga Qendra Mjekësore John Hopkins.


Në atë rast më së shpeshti shfaqet dhembja vetëm në njërën anë të kokës, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo aromave dhe dhembja e cila rritet gjatë aktivitetit fizik.

headache warning signs thumb

Femrat, të cilat janë më të prira ndaj dhembjes së kokës, intensitetin më të madh dhe më të shpeshtë të dhembjes së kokës e kanë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, ndërsa përgjegjës pikërisht janë hormonet – estrogjeni, testosteroni dhe kortizoli.

Estrogjeni është hormon i cili më së shpeshti lidhet me dhembjen e kokës, andaj është e zakonshme të dëgjohet që ato shfaqen drejtpërdrejt para menstruacioneve. Probabiliteti i zhvillimit të dhembjes së kokës rritet me plakje, kur niveli i estrogjenit bëhet i paqëndrueshëm. /Telegrafi/