Poezi nga: Dylan Thomas
Përktheu: Erlind Sulko
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë.
Të vdekurit lakuriq do bëhen një
Me njeriun brenda erës dhe Hënën në perëndim;
Kur kockat e tyre të treten, kockat e tyre të zhduken,
Ata do kenë yje në bërryla dhe këmbë;
Megjithse do çmënden ata do jenë të kthjellët,
Megjithse do mbyten në fund të detit ata do lindin sërish;
Megjithse të dashuruarit do humbin, dashuria do rroj;
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë.
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë.
Poshtë përdredhjeve të detit
Ata që shtrihen përgjatazi nuk do vdesin si era
Duke u ndrydhur në vuajtje derisa gilcat të shpërbëhen
Lidhur tek një rrotë, por ata nuk do thyhen;
Besimi do çahet në dysh tek duart e tyre,
Dhe e keqa njëbrirëshe do t’i shpojë mespërmes;
Megjithse të copëtur ata nuk do krisin;
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë.
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë
Pulëbardhat nuk do qajnë më tek veshët e tyre
As dallgët nuk do godasin me zë të lartë më bregun;
Aty ku dikur lulëzoj një lule, një lule nuk do t’i
Ngrejë më kryet drejt goditjeve të shiut;
Megjithse do jenë të marrë dhe të vdekur si gozhdat,
kokat e tyre do ngrihen mbi luleshqerrat e varrit,
do thyhen nën Diell derisa Dielli të thyhet,
Dhe vdekja nuk do të mbretërojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kundër flokëve të gjatë

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

RUBAIRAT

Midis iluminizmit dhe romantizmit: Mendimi politik i rilindjes shqiptare

Piktura e Leonardos shitet për 450.3 milionë dollarë

“Dhe më në fund” nga Henry Marsh: Mësime jete prej një kirurgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame