Dëmi që mund të shkaktojë një dezinformatë ose një propagandë mund të jetë i pariparueshëm për një shoqëri. Dezinformata dhe propaganda bëhet edhe më e rrezikshme nëse kemi të bëjmë me informacione të manipuluara të cilat janë të sponsorizuara nga shteti. Kjo natyrisht që përbën rrezik më të madh, për shkak se një gamë e gjerë institucionesh mund të jenë të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e një dezinformate apo propagande, për ta bindur publikun për temën e caktuar.
Kjo formë e propagandës nuk është fenomen i ri. Është zhvilluar nëpër vite. Vitin e kaluar, gazetarja Maria Ressa u shpërblye me Nobelin për Paqen për përpjekjet e saj në luftën kundër propagandës dhe dezinformatave të shpërndara nga Filipinet. Rrjeti YouTube i bllokoi dy kanale në gjuhën gjermane të transmetuesit publik rus RT, për shkak të shpërndarjes së dezinformatave për Covidin-19. Mona Elswah dhe Philip N Howard, studiues nga Universiteti i Oksfordit, në një studim të tyre argumentojnë se si RT-ja ka strategji me agjendë anti-perëndimore; se si medien perëndimore e identifikon si prodhuese të gënjeshtrave dhe, njëherësh, RT unifikon paraqitjen kritike për qeveritë perëndimore në kanalet e veta në gjuhë të ndryshme.
Në Ballkanin Perëndimor, ky model i propagandës së sponsorizuar nga shteti është i përhapur në Serbi. Në ditët e sotme, propaganda mund të jetë e pranishme më së shumti në mediat sociale. Në Serbi, propaganda shtetërore shpërndahet në masë të madhe edhe nga televizionet, radiot dhe gazetat serbe.
Për shumë vjet, Serbia ka sajuar një sërë narrativash të rreme në publik. Ditëve të fundit vërejmë një valë të re të kësaj forme të propagandës, kinse Kosova po përgatitet për luftë ndaj Serbisë. Gjithashtu, ekziston një kombinim i deklarimeve publike të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore serbe. Kjo mundëson që propaganda të shpërndahet në kanale të ndryshme komunikimi, me qëllimin e vetëm që të arrijë te publiku dhe ta bind atë se përmbajtja është e vërtetë.
“Thirrje për luftë”, “plane të rrezikshme të çmendura të Kosovës” dhe “përgatitje për sulme ndaj serbëve” janë narrativat kryesore të propagandës, të cilat kanë qarkulluar në ditët e fundit në disa prej medieve serbe. Për çdo ditë ka së paku një lajm me protagonist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
E përditshmja “Informer” mashtron gjoja se Kosova planifikon sulme ndaj serbëve, se Kurti po bën thirrje për luftë ose një titull tjetër që pretendon kinse Kurti kërcënon serbët. Kryefjala luftë është edhe në të përditshmen tjetër, “Srpski Telegraf”, që propagandon me titullin: “Kurti bën thirrje për luftë në Kosovë, serbët i quan kriminelë, kërcënon integrimin e veriut”. Të njëjtën ditë, më 4 korrik, “Alo” raporton kinse Kurti po intensifikon fushatën luftënxitëse, ndërkaq “Objektiv” e ka fjalën ‘luftë’ me të kuqe në titullin kryesor të numrit: “Kurti thërret për LUFTË”. “Alo” edhe në datat 2 dhe 3 korrik propagandon se si përgatiten forcat e armatosura për luftë. Të gjitha këto forma të propagandës janë shumëfishuar, duke u shpërndarë edhe nga media të tjera. Mjafton të vendoset një nga titujt në Google dhe e njëjta dezinformatë paraqitet edhe në adresa të tjera.
Ajo që shkruhet në media, shumë shpesh ndërlidhet me deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë. “Objektiv”, pasi manipulon që në Kosovë po përgatitet “stuhi” e re për serbët, rithekson se kjo tashmë ishte paralajmëruar nga presidenti serb, Vuçiq. Çështjen e luftës e nënvizon në një deklaratë për televizionin publik serb edhe zyrtari tjetër i shtetit serb, Petar Petkoviq, sipas të cilit Kurti po bën thirrje për luftë në veri të Kosovës. Kur politika propagandon dhe gazetaria shndërrohet në ‘altoparlant’ të saj, atëherë publiku gjendet në situatën ku bindjet, me ose pa vetëdije, janë të manipuluara dhe të kontrolluara. Kjo është gjendja në shoqërinë serbe dhe ky është perceptimi për Kosovën te kjo shoqëri që jeton në një “reality show” të dezinformimit e të propagandës. Ata mund ta shpërfillin realitetin që i rrethon, sepse jetojnë në një mjedis të informacionit që mbështet qëllimet e politikës serbe në shpërfillje të plotë të së vërtetës. Qytetarët serbë në veri të Kosovës, apo në Serbi, çdo ditë lexojnë se si Kosova dëshiron luftë, se sulmon serbët, etj. Të gjitha këto janë të pavërteta, por jo në sytë e tyre.
Joseph Goebbels thotë se propaganda është efektive deri në momentin që njerëzit e kuptojnë se është propagandë. Pra, qytetarët që dezinformohen nga mediat e tilla bien pre e propagandës dhe besojnë se ajo çka shkruhet ose thuhet aty është e vërtetë. Ky është dëmi i madh i propagandës, për çfarë ne në Kosovë duhet të jemi shumë të vëmendshëm e të kujdesshëm, ndërsa institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për të demantuar këto dezinformata e këtë propagandë (duke përdorë edhe mediet sociale, përveç tjerash).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Suedia në BBVK: Vëllai i Xhenetës vjen me urgjencë në Kosovë
Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
Autoritetet zvicerane dëshpërojnë huliganët serbë – ua marrin flamujt provokativ nga dora
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët