Pasi ikën prej një cirku lëvizës, shtatë deve bënë një xhiro për të përfunduar në një qendër tregtare në periferi.
Kalimtarët e rastit e njoftuan policinë, kur panë kafshët e pazakonta në atë hapësirë të Bergenit të Gjermanisë, pak para mesnatës, transmeton Telegrafi.
Imazhet e shkrepura, i tregojnë devetë teksa qëndrojnë në parkingun e ndriçuar, të hutuara preh ambientit të panjohur.
Raportohet se e tëra ndodhi pasi një punonjës i cirkut e la derën hapur dhe ato u nisën në drejtim të panjohur.
“Kishin shkuar për të parë ofertat e fundit” ka qenë përshkrimi komik, që bëri njësiti policorë.
Bashkë me mirëmbajtësit e cirkut, ata i shoqëruan për t’i kthyer sërish në hapësirat ku qëndrojnë. /Telegrafi/