“DevCon” në Prishtinë, diskutohen praktikat më të reja në konferencën e zhvilluesve të softuerit

Në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike sot është mbajtur konferenca teknologjike “DevCon”.
Në konferencën që u mbajtë në Prishtinë, u diskutua për tema të ndryshme nga shtatë folës, të cilët edhe përmes prezantimeve të tyre e bënë këtë ngjarje edhe më interesante për pjesëmarrësit.
Çelik Nimani nga Kin + Carta për Telegrafin tha se organizimi i një konferencë të tillë është shumë me rëndësi.
“Pra, sot në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e po e organizojmë DevConin, që është konferencë vjetore e cila organizohet prej komunitetit për komunitetin. Ku përfshihen kompanitë e teknologjisë informative në Kosovë për me organizu bashkërisht një ngjarje që u dedikohet temave të teknologjisë informative edhe natyrisht e kemi përzgjedhë si lokacion fakultetin, për shkak që me qenë edhe më afër studentëve, që m’ua jepni kontekst edhe çka bëhet në të”, theksoi ai.
Nimani deklaroi se këtë vit është edicioni i dytë me radhë i DevCon që po mbahet në Kosovë.
“Në kuadër të këtij edicioni janë shtatë folës prej kompanive të ndryshme që do të prekin tema që kanë të bëjnë me pjesën e programimit, kanë të bëjnë me produkte, kanë të bëjnë me mënyrën qysh përdoret GIT-i në pjesën e programimit për me kontrollu versionet”, bëri të ditur ai.
Ndërkaq, Iliriana Ibraj nga LinkPlus IT bëri të ditur se është hera parë që si kompani marrin pjesë në organizimin e kësaj konference së bashku me Kin Carta.
“Kur e kemi marrë vendimin fillimisht që me qenë pjesë e këtij organizmi, për neve ka qenë në njëfarë forme për herë të parë që me bo diçka pak më të madhe jashtë zyrave. Kështu që ka qenë një lloj energjie shumë e mirë në mes të dy ekipeve dhe nuk kemi hezitu fare, sidomos prej muajit janar deri tash, por edhe jemi tu e mbajt sot. Mendoj që është shumë e rëndësishme që njerëzit të bëhen bashkë me një vend dhe që m’i diskutu anët e reja, sidomos në aspektin e teknologjisë ku po ka zhvillime të shpejta”, u shpreh ajo.
Ibraj bëri të ditur se ka pasur mjaft interesim nga të rinjtë për të përcjellë një ngjarje të tillë.
“Interesi ka qenë shumë i kënaqshëm në aspektin që ka qenë edhe bashkëpunimi shumë i mirë me Fakultetin e i Inxhinierisë, kështu që edhe studentët kanë qenë pjesë e kësaj, e përveç firmave lokale që kanë qenë këtu interesimi ka qenë mjaft i madh. Pastaj, fillimisht ka qenë hapja e linkut si me thonë që me u regjistru, me qenë pjesë e kësaj. Kështu që sot i kemi numëru diku mbi 250 persona, që ka qenë një numër mendoj që shumë i kënaqshëm”, tha mes tjerash ajo.
Kurse, Florije Kolshi nga Women In Tech Kosovo tha se Kosova është bërë në një vend shumë të lezetshëm për investime të huaja.
“Ka një numër rritje të studentëve të cilët studiojnë në fushat e teknologjisë informative, andaj është shumë mirë me kriju komunitetin dhe me i mbajt njerëzit të lidhur me njëri-tjetrin, po edhe t’i ndajnë eksperiencat mes tyre. Pra, në mënyrë që të mësojnë për njëri-tjetrit edhe të njoftohen për praktikat më të reja që ndodhin në fushën e zhvillimit të softuerit dhe jo vetëm inteligjencës artificiale, shkencës të dhënave e tjera e tjera”, bëri të ditur ajo.
DevCon | Prishtina 2024 organizohet nga Kin + Carta dhe LinkPlust IT me sponzorim të ProCredit Bank dhe përkrahjen e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, FLOSSK dhe Women In Tech Kosovo , me partner ekskluziv për media Telegrafi.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Moment historik për Apple – gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë