Radioja kombëtare e Gjermanisë “Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe lidhur me zbardhjen e së shkuarës dhe krimet e luftës.
Nën titullin “Kujtim selektiv në Serbi”, Deutschlandfunk portretizon aktivistin, Marko Miloslavjeviq, i cili është aktiv në shoqatën e të rinjve për të drejtat e njeriut. Pas sulmit që iu bë bukëpjekësit shqiptar në Beograd pak kohë më parë, ai organizoi një manifestim solidariteti ndaj bukëpjekësit Mon Duraj në Beograd.
Faktin përse ai u sulmua, Miloslavjeviq e shpjegon: “Sulmi ndaj këtij bukëpjekësi ka të bëjë me atë, që ne as sot nuk jemi në gjendje të flasim për viktimat shqiptare të lfutës në Kosovë. Ne në Serbi nuk e shohim të gjithë konfliktin në tërësi nga viti 1998 deri më 1999, por marrim në konsideratë vetëm fundin e tij, bombardimet e NATO-s. E ky është një problem i përgjithshëm. Përmenden vetëm viktimat serbe të sulmeve të NATO-s, por jo viktimat që i paraprinë kësaj lufte”.
Marko Miloslavjevic ka lindur në vitin 1991, kur sapo kishte nisur lufta ndaj Kroacisë. Ndonëse ai nuk kuptonte ende asgjë me kalimin e viteve u rrit në frymën e nacionalizmit, derisa më 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Ai vet thotë, se ka qenë pjesë e folklorit nacionalist, derisa e kuptoi, që diçka nuk shkon, thotë Marko Miloslavjevic dhe kujton: “Kur unë isha nxënës në shkollë na u bë thirrje të protestojmë në rrugë kundër kësaj. Për mua kjo ishte mëse normale, deri në çastin që dëgjova thirrje të tilla nga një grup protestuesish: ‚Thika, tela me gjemba, Srebrenica”.
Ishte kjo thirrje beteje e grupit të huliganëve, që glorifikonin masakrën e Srebrenicës, çasti që bëri të reflektojë të riun Marko Miloslavjevic: “Teksa dëgjova këtë, mu bë e qartë që diçka nuk shkon dhe se kjo është thirrje për dhunë. Unë duhet të largohem”.
Një moment kthese për Markon, ndonëse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në Srebrenicë. Por më pas ai u informua për këtë. Sot ai organizon aktivitete për të rinjtë shqiptarë e serbë në Kosovë. Gjatë aktiviteteve të tilla kulturore ai konstaton se sa boshllëqe kanë të rinjtë: “20 vjet pas luftës ne ende nuk kemi mësuar asgjë për të. Kur të rinjtë vijnë në këto veprimtari e ne u shpjegojmë se çfarë ka ndodhur ata mbeten të shokuar! Askush deri më sot nuk u ka treguar atyre, që këto gjëra kanë ndodhur. Kësisoj rritet një gjeneratë me paragjykime ndaj nacionalitetit tjetër, sidomos kundrejt shqiptarëve – e kjo bëhet shkas edhe për sulme të tilla, si ai ndaj bukëpjekësit”.
Por për Markon, problemi në Serbi është, jo vetëm heshtja, por edhe fakti që edhe të dënuarit për krime lufte pas vuajtjes së dënimit kanë marrë sot pozicione drejtuese me influencë.
Viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
Gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur edhe përdhunime, sipas përllogaritjeve ndaj rreth 20,000 fëmijëve, grave e burrave. Të mbijetuarit heshtin – dhuna seksuale stigmatizohet në Kosovë. Por kjo mund të ndryshojë, sepse tani viktimat e kësaj dhune mund të kërkojnë dëmshpërblim.
Viktimat e dhunës seksuale heshtin, aq sa as familjet e tyre nuk dinë gjë për traumën e tyre. Kjo sepse përdhunimi konsiderohet si turp. Gjatë 20 vjetëve kjo temë është tabuizuar, por këtej e tutje mund të ndryshojë diçka me programin për zhdëmtimin. Një nga të prekurat, Blerta thotë, se “për ne gratë është e rëndësishme, që të të vazhdojë zbardhja. Që të gjitha gratë në Kosovë të zhdëmtohen. Ato nuk duhet të ndjejnë më “ankthin”, se po përfliten. Ato duhet të fitojnë të drejtat e tyre dhe të trajtohen si duhet”. Në komisionin përkatës në Prishtinë janë parashtruar deri tani 1,000 kërkesa për zhdëmtim.
Ky është një sukses edhe në raport me Bosnje-Hercegovinën. Shumë viktima megjithatë nuk do të paraqesin kërkesë për zhdëmtim, sepse frika e tyre është shumë e madhe, që bota përreth do të mësojë për traumën që kanë kaluar ato. Sidoqoftë çështja trajtohet në diskrecion të plotë. Në këtë drejtim ndihmojnë organizata si Medica Gjakova, ku të mbijetuarit e dhunës mund të paraqesin dokumentacionin. Viktima të mbijetuara të dhunës seksuale si Blerta apo Besniku (emrat e ndryshuar) shpresojnë që në të ardhmen të mos u duhet më të fshihen. Komisioni përkatës dhe pensionet e zhdëmtimit janë një hap i rëndësishëm, që bën të qartë, se zbardhja e së kaluarës dhe zhdëmtimi duhet të nisin sa më shpejt pasi përfundon një luftë.
“Duhet të çlirohemi nga rrjeti i kriminelëve”
Kështu titullohet reportazhi tjetër kushtuar rivaliteteve për pushtet dhe influencë në Kosovë. UÇK-ja në Kosovë luftoi për shkëputjen nga Serbia. Por krimet që supozohet të ketë kryer ky formacion nuk janë zbardhur plotësiht: dëshmitarët janë kërcënuar, e madje edhe janë vrarë. Shpresë ka tani tek Gjykata e re Speciale në Hagë. Në këtë reportazh autori i referohet rivaliteteve dhe sulmeve për pushtet pas luftës mes ish-anëtarëve të UÇK-së dhe aktivistëve të LDK-së.
“Kur vendet e kujtimit kthehen në provokim”, DLF i referohet luftës së Bosnjes. Në kampin afër Prijedorit janë kryer tortura, përdhunime dhe vrasje. Përkujtimi i viktimave nuk është i thjeshtë në këtë pjesë të Bosnjes që kontrollohet nga serbët, thotë aktivisti Ervin Blazeviq. Ai bën fjalë për pengesa në zbardhjen e së shkuarës dhe amnezi kolektive. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos