Ujërat e Karaibeve janë helmuar me plastikë.

Ne përdorim sende plastike për të ngrënë dhe ruajtur ushqimet tona. Kafen e kemi në gota plastike. Po, ne konsumojmë edhe ushqimin me pirunë plastikë. Statistikat tregojnë se ne përdorim plastikë çdo ditë. Është e përshtatshme dhe e lirë.


Por, ku shkon e gjithë kjo plastikë?

Fotografja Caroline Power na ndihmoi të shohim dëmet që kemi shkaktuar në vitet e kaluara. Ajo bëri disa foto ishullit Honduran të Roatan.

Caribbean Plastic Utensils  1

Brigjet e Roatan janë të mbuluara me plastikë. Power, një banore e Roatan, i bëri fotografi ishullit, “parajsa” e saj tani është një deponi e madhe plastike.

Power dhe një ekip zhytësish iu afruan detit të plastikës. Sipas Power, deti i plastikës ishte 3 kilometra i gjerë në disa pika.

maxresdefault 26

Ata besojnë se Lumi Montaguas i Guatemalës ka sjellë këto plehra në oqean me vite të tëra. Njerëzit në Honduras kanë "kontribuar" gjithashtu për këtë problem.

Caribbean Plastic Trash  1

Si mund ta zgjidhim problemin me ndotjen plastike? Së pari, duhet të mësojmë se plastika nuk është miku ynë. Ne duhet ta zëvendësojmë plastikën me materiale që mund të ripërdoren ose riciklohen. Tjetra, duhet të gjejmë një mënyrë për të pastruar ujërat. /Telegrafi/

22519355 10155101847218861 2048657368968604981 n