Një ngjarje e padëgjuar ndonjëherë tronditi Shqipërinë, të hënën mbrëma.
Shtetasi amerikan Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private në Tiranë vrau fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.
Sipas Top Channel, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira.
Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.
Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.
Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë.
Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.
Në foton e siguruar nga TCH, duken pak edhe dy qentë e tyre, të cilët paraprakisht mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.
Por si rrodhi ngjarja dhe çfarë ka mundur deri tani të zbulohet nga hetimet?
Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja indoneziane Saragih Indah Lilis Sartika.
Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy qentë.
Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin.
Ndërsa ngjarja vijon të jetë e mbushur me mister, policia sekuestroi në vendngjarje litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjutera laptopë; një shkop bejzbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja dhe një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mathew James Werts.
Autopsia e trupave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe të gjitha provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.
Nuk dihet ende se çfarë e shtyu amerikanin të kryente krimin makabër dhe nëse ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Seanca konstituive e Kuvendit, Baraliu: Shumë të papritura mund të ndodhin

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë kufirit të Kosovës

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Procesi ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë, skandal e turp

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe