Koncesioni për Rrugën e Kombit tashmë ka marrë fuqi ligjore. Marrëveshja me rreth 400 faqe mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që do të mirëmbajë rrugën është botuar në Fletoren Zyrtare, çka nënkupton se tashmë mbetet vetëm zbatimi konkret i saj.
Një ndër parashikimet kryesore të marrëveshjes është ai i aplikimit të tarifës për të kaluar në këtë rrugë. Tarifa mesatare është parashikuar pesë euro, megjithatë do të ketë një kategorizim mbi bazën e llojit të mjetit, ku motoçikletat janë ato për të cilat do të paguhet më pak e kamionët e rëndë ato për të cilët do të paguhen më shumë.
Ndërkohë, të përjashtuar nga pagesa e taksës janë vetëm automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset. Krahas detajimeve teknike lidhur me detyrimet e palëve, marrëveshja parashikon edhe një garanci të përbashkët lidhur me arkëtimet.
Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është nxjerr edhe një mesatare e të ardhurave që mund të garantohen çdo vit për koncesionarin. I referuar studimit të kryer, parashikimet janë që në vitin e parë arkëtimet të jenë rreth tetë milionë euro, për të arritur me kalimin e viteve në 14 milionë euro.
Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëherë Qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.
Në rast të kundërt, kur të ardhurat janë më të larta se parashikimet, atëherë do të jetë koncesionari ai i cili do të arkëtojë diferencën te autoriteti kontraktor. Po ashtu, në bazë të marrëveshjes, shteti shqiptar merr përsipër kompensimin e evazionit, që nënkupton rastet kur shmanget pagesa e taksës së përdorimit të rrugës.
Nga ana tjetër, marrëveshja duket se i jep zgjidhje edhe problematikës së penalizimit të përdoruesve lokalë të rrugës, që janë banorët e zonës. Një nga pikat e saj parashikon që për të paktën tre vite, koncesionari do të paguajë 120 mijë euro për tri vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët.
Marrëveshja e plotë: KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë