LAJMI I FUNDIT:

Despotovski: T’u japim shansin makinave elektrike dhe studiove të filmit

Despotovski: T’u japim shansin makinave elektrike dhe studiove të filmit

Kompanitë e huaja kanë marrë rreth 20 milion euro ndihmë nga shteti, njofton për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski. Në këtë intervistë ai është prononcuar edhe për shkaqet e ngecjes së investimeve – për makinat elektrike në Tetovë dhe Studiot filmike holivudiane të Xhon Malkoviçit në Shkup.

Projekti që në fillim ishte shumë kompleks, për shkak se bëhet fjalë për një veprimtari të re që duhet të nis nëpër zona – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Drejtori I Zonave Ekonomike, Jovan Despotovski, i pyetur për kompaninë “Next E go Mobile”, e cila tashmë 16 muaj nga vënia e gurthemelit nuk ka nisur me prodhimin e makinave elektrike. Sipas Despotovskit, “Ecolog” formalisht nuk është pjesë e strukturës pronësore të kompanisë.

“Po përpiqemi t`i ndihmojmë kompanisë që të sigurojë imput cilësor nga aspekti i projektit bazë konform rregullativës sonë, për shkak se projektet me të cilët erdhën këtu duket se janë të adaptuar për tregjet e Evropës Perëndimore, respektivisht në Gjermani. T`u ndihmojmë në pjesën e sigurimit të dërgesës cilësore lidhur me nevojat për ndërtime në vet objektin. Për momentin punojnë ekipet e vet kompanisë me disa kompani më të mëdha ndërtimi për të mbyllur segmentin e ndërtimit të objektit. Duam t`i japim shans vet projektit”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZHIZHT.


Edhe një investim që shkaktoi interesin e publikut ishte ndërtimi I studiove të filmit të regjisorit të njohur holivudian Xhon Malkoviçit. Sipas Despotovskit fokusi i kompanisë fillimisht ishte në pronën e patundshme komerciale se sa në studio e filmit, por pas reagimeve cështjet kanë ndryshuar.

“Kemi bisedime të ripërtërira në disa javët e fundit, ku vet kompania gjithnjë e më shumë është e fokusuar për të zhvilluar studio e filmit. Punojmë me ta në këtë proces. Qëndrimi ynë është se nëse me të vërtetë janë të interesuar dhe të sjellin mjete financiare dhe projekte në pjesën e studiove filmike, jemi të interesuar t`u japim shansin dhe të do të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZHIZHT.

Në vitin 2022 Enti Shtetëror për Revizion kishte “skanuar” punën e Zonave ekonomike, nëse ndihmat për kompanitë e huaja ndahen pa transparencë dhe kritere.

Drejtori Despotovski për Radion Evropa e Lirë është shprehur se Revizioni kishte qenë në Drejtori për herë të parë pas 10 viteve dhe ka përfshirë revizionin nga viti 2015 deri vitin e kaluar. Sipas tij, është pozitive se nuk janë gjetur parregullsi financiare dhe keqpërdorime.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori