LAJMI I FUNDIT:

Despoti prezanton EP-në “Clusters and Whispers” – projekti që nisi në garazh e përfundoi realizimin në studio

Despoti prezanton EP-në “Clusters and Whispers” – projekti që nisi në garazh e përfundoi realizimin në studio

Tregu muzikor vendor gjithnjë e më shumë mirëpret emra të rinj të muzikës të rrymave të ndryshme.

Një hyrje e re në skenën vendore së fundmi është Despoti, një artisti i ri që këndon kryesisht në zhanrin hip-hop/alternative.

Ai së fundmi ka publikuar EP-në e tij më të re me plot tri këngë, të cilën e ka quajtur “Clusters & Whispers” dhe gjendet tashmë i disponueshëm në kanalin e tij në YouTube.


Foto: Despot/Instagram

Në një bisedë për Telegrafin, Despoit ka treguar në tërësi se çfarë përmban ky projekt reprezentues i tij.

“EP-ja ‘Clusters and Whispers’ është e përbërë prej tri këngëve: ‘Irisation’, ‘Gaslight’ dhe ‘Chamomile’. Të tri këngët i kanë të bashkangjitura edhe klipet. Të tria janë incizuar në studion time. Tekstet i kam shkruar vet ndërsa bashkëpunëtorët kanë qenë të ndryshëm si: Eyezobeats, Valon Miftari, Krazy Xia dhe Muka”, ka thënë Despoti.

Ashtu siç ndodh te shumica e emrave të suksesshëm mbarëbotëror, edhe ky projekt i Despoti fillimet e përgatitjes i pati në një garazh, deri sa arriti në realizimin e një studioje personale.

“Realizimi i EP-së më ka marrë diku rreth 2-3 muaj. Faktikisht demot e tyre i kam bërë para një vite ose dy viteve kur kam qenë në garazhin tim. Pastaj i kam ripërpunuar pas një viti e gjysmë kur kam dalë në studion e re. Ta veçoj njërën prej tyre s’mundem, të tria e kanë atë të veçantën e tyre të vet”, thotë artisti.

Foto: Despot/Instagram

Në vazhdimësinë e bisedës, Despoti thotë impenjimi i tij në projektet muzikore është aq i madh, sa përveçse teksteve dhe muzikës, shpesh i realizon edhe regjinë e klipeve vet.

“Deri tash veç komente pozitive, domethënë njerëzve vetëm sa ka filluar t’iu pëlqejë. Po ju pëlqejnë gjërat që po i dëgjojnë, të cilat po i publikoj. Vlen të ceket që edhe për klipet, regjisor jam vet, d.m.th e bëj edhe regjinë vet dhe zakonisht kam ‘feedback’ pozitiv. Iu pëlqejnë gjërat e mia, kështu që po besoj se do të vazhdojë t’iu pëlqejë masës”, tha ai.

Të jesh një artisti i ri në treg sot është shumë e vështirë, por për Despotin duket se është e qartë formula se si duhet të bëhesh pjesë e tregut.

“Unë besoj që formula për të depërtuar në treg është vetëm punë edh normal me qenë i talentuar dhe duhet bërë muzikë të mirë. Nëse veç plotësohen këto dy kushte nuk është problem, për të depërtuar dhe për t’u bërë pjesë e tregut”, tha artisti i EP-së “Clusters and Whispers”.

Foto: Despot/Instagram

Por kush është Despoti, ky djalë i ri në tregun e muzikës?

“Unë jam 28 vjet, jam lindur dhe rritur në Prishtinë, më saktësisht në Mahallën e Muhaxherëve. Studioj regji të teatrit. Synimet e mia janë të vazhdoj studimet dhe të bëj muzikë deri në atë ditë që e ndjej”, thotë artisti në reprezentimin e vetes.

E krejt për fund, Despoti i cili nuk e ka ndër mend të ndalet, ka një mesazh për lexuesit e Telegrafit dhe të gjithë ata me të cilët janë njoftuar me muzikën e tij.

“Mesazhi im për fund për lexuesit është: Shpërndani dashuri nëpërmjet muzikës së mirë”, përfundoi Despoti. /Telegrafi/

Foto: Despot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori