LAJMI I FUNDIT:

“Despacito” është klipi më i shikuar në histori të YouTube, me mbi tre miliardë shikime (Video)

“Despacito” është klipi më i shikuar në histori të YouTube, me mbi tre miliardë shikime (Video)

Videoja muzikore e hitit botëror, “Despacito”, është klipi më i shikuar në histori të YouTube me mbi tre miliardë shikime në faqen e shpërndarjes së videove.

Bashkëpunimi i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka tejkaluar duetin e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, “See You Again”, që tash renditet në vend të dytë.

Në 12 javët e fundit, “Despacito”, ka qëndruar në krye të ‘Billboard Hot 100’ dhe është pakonkurrencë hiti i këtij viti.


Në muajin maj, kjo këngë u ngjit në krye të kësaj top-liste duke u bërë kënga e parë në spanjisht që merrte kreun që prej hitit “Macarena” nga viti 1996.

"Despacito" thyen rekord botëror për të gjitha platformat e muzikës (Video)
Lexo po ashtu "Despacito" thyen rekord botëror për të gjitha platformat e muzikës (Video)

“See You Again” (e publikuar në prill 2015) mori kryesimin si klipi më i shikuar në YouTube në muajin korrik duke tejkaluar liderin e deriatëhershëm, Psy, me hitin botëror, “Gangnam Style” (e publikuar në korrik 2012).

“Despacito” është lansuar në YouTube më 12 janar 2017 dhe aktualisht (kur po e postojmë lajmin) numëron mbi tre miliardë e 14 milionë shikime dhe nuk ka dyshim se do t’i shmangë dukshëm konkurrentët aktualë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori