''Deskoska ka shkurtuar 1.8 miliardë denarë për arsimin në Maqedoni''

OBRM-PDUKM edhe një herë ka akuzuar ministritë në Maqedoni për shkurtim të buxheteve me buxhetin e vitit 2018.
''Të rinjtë janë gënjyer nga LSDM-ja dhe këtë tani e kuptojnë. Ata janë viktima të LSDM-së që për gjashtë muaj në qeveri treguan se si do ta dëmtojnë sektorin e arsimit në vend. Renata Deskoska dhe LSDM janë demaskuar veçse dhe janë duke e treguar veten. Me shkurtimet e reja, LSDM tregon se është duke e ngulfatur arsimin në vend'' thonë nga OBRM-PDUKM.
Më herët kjo parti ka kritikuar LSDM-në edhe për shkurtime të buxheteve nëpër institucione tjera në vend. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































