Që të ketë Kosova investime më të mëdha amerikane dhe të tjera të huaja, vendi duhet të ketë stabilitet politik, të fuqizojë sundimin e rendit e të ligjit dhe të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike.
Kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili kërkon nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2022 ta ketë në fokus përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe përmirësimin e ofertës për investitorët e huaj.
Zeka thotë në një intervistë për KosovaPress se është fatkeqësi për vendin që kjo qeveri dhe ato të kaluarat kanë dështuar ta bëjnë realitet Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë.
Madje Zeka thotë se çështja e zonës tashmë është e mbyllur, dhe shprehet i frustruar që kjo zonë asnjëherë nuk u arrit të jetësohet që prej vitit 2018 kur ishte marrë vendim për themelimin e saj.
“Unë personalisht, Oda Ekonomike Amerikane jemi të frustruar për faktin që kjo zonë asnjëherë nuk ka arritur të jetësohet. Një ndër intervistat e para unë pata shprehur edhe skepticizmin tim për sa i përket dinamikës për funksionalizimin e kësaj zone.
Është fatkeqësi që ne asnjëherë nuk kemi arritur të funksionalizojmë një zonë të tillë, e cila ka pasur një qëllim të jashtëzakonshëm edhe vet për nga natyra, ka qenë një zonë e karakterit unik, jo vetëm në kontinentin e Evropës, por anë e mbanë botës. Meqenëse ka qenë e dedikuar vetëm për investitorët me kapital amerikan. Besoj, që zona tashmë është çështje e mbyllur, as kjo Qeveri (Kurti II), as Qeveria (Hoti) e qershorit të vitit të kaluar (2020), e as qeveria e parë që e kishim në fillim të vitit 2020 (Kurti I), nuk e kanë përfshirë këtë zonë në mesin e prioriteteve të tyre.
Madje asnjëherë nuk është diskutuar si çështje. Është njëra ndër 50 rekomandimet që Oda Ekonomike Amerikane ia ka dorëzuar kësaj qeverie, pra të përfshihet edhe funksionalizimi i kësaj zone, por gjasat që e njëjta të bëhet realitet janë të vogla”, thotë Zeka.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të fokusohet si shtet për tërheqjen e investimeve jo vetëm amerikane, por edhe të investimeve të tjera të huaja, derisa ka shtuar se Kosova ka një numër të madh të përparësive konkurruese që mund t’u ofrojë këtyre investitorëve.
“Që të kemi investime më të mëdha amerikane dhe të tjera të huaja, Kosova duhet të demonstrojë stabilitet politik, të fuqizojë sundimin e rendit e të ligjit, të sigurojë furnizim me energji elektrike gjë që është bërë edhe problem përgjatë këtyre viteve, sidomos me rikthimin pas më shumë se një dekade me ndërprerje të energjisë elektrike, që ka krijuar vështirësi në operacionet e bizneseve sidomos atyre prodhuese”, theksoi ai.
Zeka ka thënë se Qeveria duhet që këtë vit të përqendrohet edhe në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe në përmirësimin e ofertës për investitorët e huaj.
“Ne duhet të fokusohemi në vitin 2022 e tutje në përmirësimin e klimës të të bërit biznes, përmirësimin e ofertës për investitorët e jashtëm, edhe natyrisht gjetjen e mënyrës për stimulimin e investimeve të brendshme, të cilat edhe do të ndikonin në rritje më të qëndrueshme ekonomike, për rritjen e të hyrave për buxhetin e vendit, por natyrisht edhe krijimin e vendeve afatgjate të punës”, theksoi Zeka.
Sa i përket arritjeve në aspektin ekonomik në vitin 2021, drejtori Zeka ka theksuar se trendi i rritjes së eksporteve është dyfishuar, kjo sipas tij tregon një konsolidim të industrisë vendore.
“Një e arritur tjetër për vitin 2021, është edhe rritja e eksportit, gati dyfishimi i tij. Kjo tregon që megjithatë, industria vendore është konsoliduar në mënyrë të kënaqshme. Është arrit të zëvendësohet një pjesë e madhe të produkteve të cilat tradicionalisht janë prodhuar kryesisht në kontinentin e Azisë”, thekson ai.
Drejtori Zeka ka folur edhe për investimet e huaja direkte, i cili thekson se ka një tkurrjeje të investimeve dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi.
Ai thotë se sektori i patundshmërisë edhe i ndërtimeve mbetet në vend të parë, si sektori që tërheq më së shumti investime të huaja direkte, megjithatë ka pasur një tkurrje për 20 për qind. Zeka thekson nevojën që Kosova ka për investime në sektorë të tjerë, siç është sektori i prodhimit me potencial eksporti për ndryshimin e bilancit tregtar, i cili vijon të jetë negativ. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit