Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahej sot është shtyrë për një ditë tjetër.

Kështu ka njoftuar Kuvendi përmes një njoftimi për media, duke mos dhënë arsyet se përse ndodhi kjo.


“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar mbledhja nuk është mbajtur dhe anëtarët e kryesisë ishin pajtuar që e njëjta të mbahej sot.

Ndryshe ka më shumë se dy javë që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seancë.

Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin këto pika:Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021: 13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”, 11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni. IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021: 28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. V. Përgatitjet për seancë të re plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020, Shqyrtimi i Raport vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K, Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë), Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. /Telegrafi/