LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i raportimit të drejtorit të AKI-së, Musliu: Deputeti Zyba bëri presion ndaj Petrit Ajetit

Dështimi i raportimit të drejtorit të AKI-së, Musliu: Deputeti Zyba bëri presion ndaj Petrit Ajetit

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu para mediave ka thënë se arsyeja e dështimit të mbledhjes ku i ftuar ishte të raportonte drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti ishte deputeti i LVV-së, Salih Zyba.

Musliu ka thënë se Zyba përveç pengesës për t’u zhvilluar kjo mbledhje, pati edhe “presion direkt”, ndaj Ajetit dhe vetë Musliut.

“E patë se çka ndodhi në mbledhje ku u pengua të mbahet kjo mbledhje. Si kryetare duke ndjekur me shqetësim raportet e mediave mbi AKI-në, kamioni parlamentar në kuadër të mandatit ligjor ka ftuar drejtorin e AKI që të raportoj lidhur me deklarimet e disa mediave për përfshirjen e disa zyrtarëve të AKI në përgjime dhe përcjellje të disa gazetarëve dhe publikimin e mesazheve telefonike të Dejona Mihalit me persona që drejtojnë institucione të rëndësishme në vend ku dyshohet ndërhyrja e saj”, tha Musliu.


Ajo ka thënë se megjithëse u pengua mbajtja e mbledhjes së Komisionit, ajo ka pasur një bashkëbisedim me Ajetin, gjë e cila, siç deklaroi ajo, u pengua sërish nga deputeti i VV-së, Salih Zyba.

“E potencova, që pati tentime që të pengohet edhe bashkëbisedimi me drejtorin Ajeti, nga deputeti i VV-së, Salih Zyba. Përveç pengesës sime, bëri presion direkt ndaj drejtorit të AKI-së”, ka thënë ajo.

Musliu theksoi se rëndësia e lirisë së mediave është element thelbësor i demokracisë dhe çdo ndërhyrje është cenim i kësaj lirie.

Ajo gjithashtu theksoi se nga drejtori i AKI-së kërkuan që të respektojë ligjin dhe Kushtetutën dhe të mos i nënshtrohet asnjë presioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori