Dështimi ndër vite i Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare e ka përcjellë edhe në vitin 2019. Institucionet kosovare në momentet e fundit nuk patën guxim të aplikojnë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Krahas saj nuk aplikuan fare në UNESCO e Këshill të Evropës.
Fajtorët për këtë konsiderohen lobimi diplomatik i dobët. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli zgjedh të heshtë.
Profesori universitar, Afrim Hoti thotë se institucionet në Kosovë çdo vit po i përsëritin gabimet e veta, duke dështuar për t’u anëtarësuar aty ku është dera e hapur.
Për Hotin, mosaplikimi për anëtarësim në INTERPOL, paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë kosovare.
“Në këtë drejtim mendoj që Kosova nuk po bënë asgjë tjetër përveç që po i përsërit gabimet e veta. Në kuptimin e tërheqjes për të aplikuar për anëtarësim aty ku e kemi derën e hapur, ku procedurialisht dhe formalisht është e mundur. Në këtë drejtim mendoj që INTERPOL-i paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë sonë. Për faktin se INTERPOL është organizatë e karakterit teknik. Pra që bënë bashkë organet e sigurisë të secilit shtet dhe këtu mund të heqim aspektin politik. Kemi mundur të përdorim argumentin shumë të qëndrueshme se Kosova synon të jetë pjesë e INTERPOL-it se ka për objektiv luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. E dyta që mund të përdornim është se ne kemi të paktën në letër votat e nevojshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it nëse llogarisim në shtetet që e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.
Këtë dështim të Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, Arton Demhasaj nga “Çohu”, e ndërlidhë me mosarritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa ka fjalë pozitive mbi mos aplikimin e sivjetme në INTERPOL.
“Kjo ka ndikim edhe tek mos guximi për me marrë iniciativa për t’u anëtarësuar në struktura të tilla siç është INTERPOL-i, apo Këshilli i Evropës. Kur kemi pra një proces të dështuar për anëtarësim në UNESCO njëherë, pastaj në INTERPOL tash e shohim se është rritë gama e shteteve që e kanë vënë në diskutim çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nëse në një moment të tillë ki tendenca për me u anëtarësu në INTERPOL ki me dështu. Një dështim i tillë i Kosovës në një proces të tillë do të ishte shumë më negativ se sa mos me provu hiç”, thotë Demhasaj.
E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi thotë se mos finalizimi i dialogut me Serbinë, po ndikon që Kosova të humbet dhe mos të anëtarësohet në organizata multilaterale.
“Pasojat e para evidente kanë qenë me UNESCO jo vetëm tani, siç e dini edhe para tre vjetësh nuk kemi arritur të jemi pjesë e UNESCO. Edhe me Interpolin dhe të gjitha organizatat tjera. Me një fjalë sipas agjendës ndërkombëtare Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin këtë proces të konfliktit në mënyrë që Kosova të zhbllokohet sa i përket ndërkombëtarizimit. E ndërkombëtarizimi do të thotë eliminim i pengesave për t’u anëtarësuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Duke përfshirë momentin më të rëndësishëm në këtë kuadër anëtarësimin në OKB”, thotë ai.
KosovaPress ka pritur rreth dy javë për një prononcim të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u deklaruar mbi këtë çështje, por ata nuk kanë pasur vullnet për një gjë të tillë.
Zyrtarët institucional në Kosovë vazhdimisht kanë premtuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por deri më tani secili pushtet ka dështuar të arrijë një gjë të tillë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët