LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarja tregon se si erdhi deri tek përmbysja e autobusit me targa serbe në Bullgari

Dëshmitarja tregon se si erdhi deri tek përmbysja e autobusit me targa serbe në Bullgari

Një grua e quajtur Natasha, e cila ndodhej në autobusin me targa serbe që u përmbys në Bullgari, ka treguar për mediat se çfarë ka ndodhur disa minuta para aksidentit.

“Një nga prindërit në autobus dëshironte të ulej në ulësen e përparme. Shoferi pati probleme me hapjen e ulëses dhe humbi kontrollin mbi timonin dhe përfunduam jashtë”, tha ajo për portalin bullgar nova.bg.

Sipas saj, fëmijët janë nga një grup folklorik dhe po kthehen në vendlindje pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar.


Kujtojmë se sipas informacioneve të para nga përmbysja e autobusit kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Fëmija më i vogël i lënduar është gjashtë vjeç, ndërsa më i madhi 17.

Policia ndodhet ende në terren dhe hetimet po vijojnë. Sipas mediave bullgare, në autobus ishin 49 pasagjerë që po ktheheshin për në Beograd nga festivali folklorik në det.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.10 në km 216 në drejtim të Sofjes, jo shumë larg Stara Zagorës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori