Dëshmitari i tretë i prokurorisë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka folur për babain e tij për të cilin pretendon se në pranverën e vitit 1999 është mbajtur në një fabrikë metali në Kukës.
Atje, sipas tij, ai e kishte kuptuar se ishte Pjetër Shala personi që kishte qenë më herët shtëpinë e tyre.
Ai ka thënë se babai i tij ka punuar polic deri në vitin 1997.
Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se deri në verën e vitit 1998 ai dhe familja e tij kishin jetuar në fshat për t’u larguar pastaj në një vend të afërt, pjesë kjo e seancës që është transmetuar me përmbajtje të redaktuar.
Prej shtëpisë, sipas tij, janë larguar pasi aty kishin shkuar një grup personash të armatosur ku dy prej tyre ishin futur në oborr dhe u kishin kërkuar t’i dorëzonin armët.
Dëshmitari ka thënë se ata dy persona ishin Hamëz dhe Naser Ibrahimaj ndërsa të tjerët sipas tij ishin jashtë oborrit dhe me armët drejtuar shtëpisë.
Aty, ai ka thënë se u është kërkuar që të nesërmen të paraqiten në Jabllanicë.
Dëshmitari: Në vitin 1998 disa persona me uniformë të UÇK-së drejtuan armët nga shtëpia jonë
“Dy personat kanë qenë në uniformë me emblemë UÇK, ata që kanë qenë të gardhi, disa ishin në uniforma por emblemën nuk e kam parë, se ishin diku 25 metra apo 30 metra nuk jam i sigurt, por gardhi që i themi ne ajo është pasuri e jona. Ata janë bërë rresht aty ,armët i kanë drejtuar nga ne dhe këta dy kanë ardhur në oborr kanë biseduar me ne, ne kemi qenë të sulmuar aty, të gjitha armët nga shtëpia jonë i kanë pasur, edhe minahedhësin, ai ka qenë ‘hazer’ për sulm, e këta dy që kanë qenë në oborr, me këta ka biseduar nana dhe vëllai, dhe u kanë thënë nesër vimë në Jabllanicë, po të mos u thoshin ashtu do të mund të ndodhte më keq aty”, ka thënë dëshmitari.
Ai ka thënë se vëllai u kishte dhënë një armë e cila i takonte babait të tyre.
“Armët ia kanë marrë vëllait, ata kërkonin edhe armë të tjera që i kanë takuar babës zyrtarisht, një armë e vogël i është lutur motra dhe vëllai të ja jap, ia ka dhënë atë armë vëllai i vogël dhe i kanë thënë nesër në orën 10:00 me ardh në Jabllanicë të gjithë. Por ne nuk e kemi pritur të nesërmen, atë natë jemi larguar prej aty”, ka thënë dëshmitari.
Sipas dëshmitarit, më vonë, pasi familje kishte shkuar në Shqipëri, babai i tij ishte kidnapuar dhe mbajtur në një fabrikë metali në Kukës.
Këtë, dëshmitari ka thënë se e ka mësuar nga babai i tij.
“Babai ka treguar si e kanë kidnapuar në Shqipëri, si e kanë çuar në një fabrikë të metalit në Kukës, torturuar, rrahur, dhe personat disa i njeh dhe disa nuk i njeh. Aty e ka zbuluar se në sulmin e shtëpisë ka qenë edhe Pjetër Shala. Por ka edhe emra të tjerë për maltretimin dhe rrahjen që ia kanë bërë në Kukës. Atë ditë në Kukës kur e kanë rrahur dhe e kanë biseduar në burg aty, i kanë thënë pse, e kemi pasur ne një kafe të vogël kemi punuar, kafenë që ta kanë gjuajtur kam qenë unë pse e ke kërku tjetër kënd dhe pse nuk dole ti kur të erdha te shtëpia”, ka thënë dëshmitari.
Prokurorja e ka pyetur atë rreth periudhës kur familja e tij janë larguar për në Shqipëri.
Fillimisht dëshmitari ka thënë se nuk e di datën por ishte muaji shkurt apo mars, para bombardimeve të NATO-s.
Prokurorja: A ju kujtohet data kur është larguar familja?
Dëshmitari: Nuk e di.
Prokurorja: A ju kujtohet nëse ka lidhje me ndonjë ngjarje, a ju kujtohet muaji apo viti?
Dëshmitari: Nga fillimi i vitit, ashtu mendoj unë, fillim i vitit, shkurt apo mars.
Prokurorja: Cili vit?
Dëshmitari: 1998… 1999 më falni.
Prokuroja: A ju kujtohet nëse kjo ka ndodhur përpara apo pas bombardimeve të NATO-s?
Dëshmitari: Përpara.
Trupi gjykues do të vazhdojë të dëgjojë dëshminë e këtij dëshmitari edhe në pjesën e fundit të seancës.
Ky është dëshmitari i tretë i mbrojtur i ZPS-së kundër Pjetër Shalës i cili po përballet me akuza me pretendime për krime lufte.
Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në
Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!