Dëshmitari i parë i cili po dëshmon kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, duke ju përgjigjur prokurorit në pyetje shtesë, ka thënë në sallën e gjyqit se derisa pretendon të jetë mbajtur në Zllashë e ka dëgjuar të thirret emri “Cali”.
Dëshmitari ka thënë se “ishte Cali ai që i kishte drejtuar pistoletën dhe e kishte rrahur për dy herë me radhë”, që siç ka theksuar dëshmitari, është personi që mbante kapelë të kuqe.
Kjo është thënë në pjesë ne fundit të seancës gjyqësore që po mbahet në Dhomat e Specializuara ku prokurori Cezary Michalczuk ka shtruar pyetje shtesë pasi avokati mbrojtës i ka përfunduar pyetjet.
“Prokurori të bëri në pyetje dhe unë lexoja nga deklarata jote kur të pyeta, po e citoj ‘po ky personi(i akuzuari) është i njëjti person si herën e parë, pra ai personi që mbante kapelën e kuqe apo ishte ndonjë person tjetër? Përgjigja jote ishte ‘po ai ishte, Cali, ai ishte personi që më vuri pistoletën’. Pastaj prokurori të pyeti ‘a ndodhi ndonjëherë në një moment që të dëgjoje ndonjë pjesëtar tjetër të UÇK-së t’i drejtohej këtij personi me emrin e tij apo ndonjë emër, përgjigja ishte ‘po e dëgjova njëherë njërin, e mbaj mend një person që tha njëherë-këtu, këtu Cali”, ka thënë prokuroi.
Ai ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë nëse e ka dëgjuar emrin e Calit gjatë mbajtjes së tij në Zllashë.
“E konfirmon përsëri se kur ishe në Zllashë e ke dëgjuar të thuhet emri Cali. – Dëshmitari: Po”.
Duke ju përgjigjur prokurorit, dëshmitari ka konfirmuar se një prej arsyeve që ai mendon se i akuzuari është personi përgjegjës është se i ka dëgjuar emrin aty.
“Kur kujton atë kohë lidhur me ato dy të rrahurat që të kanë dhënë aty në Zllashë dhe ti kë dëshmuare dje për ato, dhe të hënën, a kishte diçka të ai personi që të rrahi, a po të mënyra si u sol që të bëri të mendosh se ai ishte komandant, pse mendove që ishte komandant, cfarë pe ti në sjelljen e tij që të bëri të mendosh se ai ishte komandanti”, ka pyetur prokurori.
Ndërsa dëshmitari ka thënë se nuk e ka njohur atë person veçse ka dëgjuar të thuhet aty fjala komandant.
Me thënë të drejtën nuk e kam njohur kush është ai person por e kam dëgjuar herë-herë e kam dëgjua duke u përmend komandant komandant, dhe në bazë të shenjave, kapelës së kuqe dhe uniformës e kam ditur që është ai person dhe ai person më ka rrahur, më ka marrë në dhomë, më ka dërguar nalt më ka rrah”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa në pjesën paraprake të seancës kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, nuk ka treguar ndonjë përshkrim të personit me kapelë dhe kishte deklaruar se ka dëgjuar një emër në një rast por në seancën nuk e tha se cili ishte.
Trupi gjykues e përfunduar seancën për sot derisa ka njoftuar se vazhdojnë nesër nga ora 11:30.
Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës