Dëshmitari i tetë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Kapllan Parduzi ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues.
Parduzi ka thënë se arrestimi i Mustafës është i padrejtë sepse nuk ka fakte dhe është i bazuar në sajesa dhe gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë.
Ai shprehu shqetësimin e tij edhe për intervistimin e tij nga ana e ZPS-së për çka u shpreh se këtë e ka kuptuar si një lloj trysnie.
“Me vetë faktin që keq, nuk e kemi pranuar mirë sepse ne e konsiderojmë dhe mendojmë se është bërë arrestim i padrejtë me sajesa… Mendojmë se është i padrejtë sepse nuk ka bazë dhe nuk ka fakte, ne mendojmë se të gjitha janë sajesa dhe me gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë që fatkeqësisht ju e keni dekoruar dhe i keni dhënë dekorata atyre bashkëpunëtorëve të tyre ata që na kanë vrarë dhe djegur dhe na kanë pjekur. Ju me ta keni bashkëpunuar edhe ata i keni dekoruar”, u shpreh ai.
Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës intervistimin e tij nga prokurorët e ZPS-së e kakonsideruar joligjor.
Tutje tha se intervistimet e dëshmitarëve të mbrojtjes janë trysni dhe frikë.
“Unë i kam dy shqetësime: një ka të bëjë me qasjen time nga ana e Prokurorisë, edhe pse e kanë ditur që unë jam dëshmitar i mbrojtjes më kanë ftuar në dhjetor 2021 dhe jam intervisutar më 10 apo 11 janar 2022, konsideroj se është bërë një trysni ndaj meje dhe tërësisht është e padrejtë nëse i referohemi ligjeve të Kosovës që këta zotërinjtë thirren, atëherë mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale nuk ka të drejtë Prokuroria të merr në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes ose e kundërta. Dhe kjo dëshiron sqarim, dhe çështja e dytë, zonja gjyqtare, ftesa të cilat na bëhen për dorëzimin e pasaportave për marrjen e vizave për të udhëtuar në Hagë… Unë e kam kuptuar dhe konsideroj se është ashtu sepse në fakt sjellja e tyre ka qenë korrekte, brenda objekteve jam trajtuar mirë por me vetë faktin se jam ftuar që të jap deklaratë edhe Prokurorisë unë e konsideroje dhe lloj frike edhe lloj trysnie, kështu e konsideroj unë,” tha Parduzi.
Ish-ushtari i UÇK-së, Kapllan Parduzi gjatë dhënies së dëshmisë së tij u pyet nga kryetarja e trupit gjykues se intervistimin a e kishte bërë në mënyrë të detyruar po vullnetare.
Më pas ai tha se kishte shkuar për të dhënë dëshminë në zyrat e Prokurorisë Speciale duke menduar se e kanë ftuar për ndonjë informacion lidhur me trupin e zhdukur të axhës së tij, i cili është i zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Po sepse unë kam menduar që më kanë ftuar edhe po tregojnë sepse unë axhën e kam ende të zhdukur dhe kam menduar se e kanë gjetur e kanë zbuluar një varrezë masive në Serbi që fatkeqësisht kemi ende kufoma, janë mbi 1600 që nuk na kthehen dhe kam menduar që kanë një risi dhe për ata kam menduar sepse përndryshe nuk kisha shkuar. Kam menduar se kanë zbuluar diçka dhe ka diçka të re rreth varrezave masive dhe gjetjes së trupit të axhës tim… Që kjo mos të ndodh sepse kur ndodh me mua sigurisht ka me ndodh edhe me të tjerët dëshmitarë, kjo praktikë duhet të ndërpritet. Unë mendoj dhe konsideroj kështu dhe për mua kjo është shqetësuese derisa po të isha dëshmitar i Prokurorisë sigurisht nuk do të isha përgjigjur me çfarë të drejte ana e mbrojtjes do të më ftonte nuk mundem me qenë edhe i Prokurorisë dhe mbrojtjes vetëm në rastet kur gjykata vendos ndryshe, pa vendim të gjykatës konsideroj se është totalisht se është shkelje e rregullave dhe ligjit aq më tepër nëse i referohemi ligjeve të Kosovës”, u shpreh ai.
Në pjesën e dytë të seancës, dëshmitari Parduzi është pyetur nga Prokuroria se a ishte roje mbrojtëse e komandantit të brigadës 153, Nuredin Ibishit, por ai më pas tha se mbrojtje fizike nuk kanë mundur t’i bëjnë askujt.
Prokurorja e ZPS-së, Silvia D’Ascoli vazhdoi me pyetjet nëse Parduzi e kishte takuar Salih Mustafën pas luftës apo jo, për çka ky i fundit tha se “shumë rrallë në ndonjë përvjetor apo manifestim”.
Seanca tutje ka vazhduar edhe me pyetjet nga trupi gjykues.
Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës pritet të vazhdojë nesër më 12 prill, me dëgjimin e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje