Godina që sot është Prokuroria e Rrethit Krujë dikur ka shërbyer si hetuesi. Këtu janë marrë në pyetje, janë dhunuar psikoligjikisht dhe fizikisht, janë izoluar dhe kryer tortura ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Kujtoj se unë mbas asaj kohe fillova punë në fermë se duhet të mbaja motrën dhe vëllain se ishin në shkollë. Fillova në fermë, një ditë prej ditësh më erdhi xhipi atje. Xahari e kishte emrin ai vendi. Më tha brigadieri hip sipër se ka ardhur policia me të marrë. Shkova unë atje dhe më mori Fatmir Xhafaj në pyetje. Ishte hetuesi i vëllait tim”, shprehet Valbona për ‘Top Story’ të TCH.
Historia nis me arrestimin e vëllait të Valbonës, në shtator të vitit 1985. Këtu nis edhe saga e vuajtjes së familjes Duka.
“Kur vdiq Enver Hoxha në ’85-ën, ky me shokët kishin ngrit dolli gjoja se ka vdekur Enver Hoxha, kanë pirë raki. Dikush i spiunoi dhe e arrestuan, e dënuan 19 vite. Ditën që do martohej e arrestuan, më 22 Shtator”, tha Duka.
Valbona rrëfen më tej, se hetuesi Fatmir Xhafaj, e ka dhunuar si dhe i ka kërkuar florinjtë e familjes, që as nuk ezkistonin. Një terror i tmerrshëm psikologjik dhe fizik.
”Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj..duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain”, tha Duka.
Ajo akuzon se Xhafaj i mori gjithçka, madje edhe rrobat e trupit.
“Erdhi policia në shtëpi si xhelatët, morën edhe rrobat, syndukun me rroba, me rrugica, me gjithë gjilpënat në të. Shkojsha pyesja ku janë rrobat e mija. Ka qenë një dyqan DND e ka pas emrin në rrugën e Kalasë. Shkoj e pyes atje e më thanë i ka blerë Fatmir Xhafaj me Kujtim Lulin të gjitha rrobat e mija”, tha Valbona.
Pas kësaj, Fatmir Xhafaj, përpilon dosjen hetimore, që do të ishte fatale për familjen Duka. Ata do të internoheshin familjarisht 25 kilometra larg Krujës, në fashtin Bruz-Mal.
“Më datë 16 Maj na kanë internuar, pas dy ditësh baba na vdiq. Këtu është vendi ku na ka vdek baba, dha shpirtin, i pushoi zemra të shkretit. Xhanazëm nuk e prunë në Krujë se thanë është i dënuar, kemi ardhur ne ëktu në fshatin Bruz-Mal”, rrëfen Valbona.
Ekipi i televizionit udhëtoi drejt fshatit Bruz-Mal, ku shumë familje kanë vuajtur internimin. Rrugës, Top Story identifikon monumentin kushtuar 90 vajzave krutane, të cilat u hodhën nga ai që sot quhet Shkëmbi i Vajës, për të mos rënë në duar të pushtuesve turq. Top Story solli rrënoja, të cilat janë gjithçka që kanë mbetur nga banesa ku familja Duka ka kaluar vitet e internimit. Motra e Valbona Duka, Liliana rrëfen ditën më të bukur të jetës, e cila iu kthy në një makth të vërtetë.
“Atë ditë që kam lindur çunin, unë linda çunin familjen e kanë internuar. Pas dy ditësh babai mua më vdiq. Edhe kemi ardhur me makinë të nesërmen, kemi ndenj deri në 12 të natës atë ditë që na ka vdek baba në Krujë. Kemi ardhur me një Zis, kam ardhur me fëmijë të vogël 2-ditësh në krah. Unë prisja me më ardh mama në maternitet sit ë gjithë, nuk më erdhi dhe e mroa vesh mbrapa se më kanë internuar robt”, shprehet Liliana.
Fatmir Xhafaj i kishte rrënuar jetën familjes Duka. Valbona, e cila dha intervistën për Top Story, pranon me përgjegjësi çdo akuzë të bërë ndaj hetuesit të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.
“Ça leverdie kam, pse të rrej? S’kam asnjë arsye pse të gënjej. S’kam pse gënjej, jam duke thënë vetëm të drejtat, të vërtetat”, tha Valbona.
Prej rënies së komunizmit, sot Valbona ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani, duke lënë në harresë vuajtjet e asaj kohe.
“Unë kam ik në ’90-ën, nuk jetoj këtu, kam ik me ambasadat. Banjo në Gjermani, kam 28 vite. Kam 16 vite që punoj në bashki”, rrëfen Valbona. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025