LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e vajzës që zbuloi vrasësit e Nikulaj, si dështuan tri tentativat e para

Dëshmia e vajzës që zbuloi vrasësit e Nikulaj, si dështuan tri tentativat e para

Dëshmia e një vajze e njohura e Edmond Haxhisë ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ajo ka treguar se është takuar me shtetasit britanikë. Gjithashtu, dëshmia e saj i ka shërbyer policisë për të zbardhur mënyrën sesi autorët kanë siguruar mjetet për të kryer atentatin.

Edmond Haxhia, i njohur ndryshe edhe si porositësi i vrasjes dhe organizator i atentatit, i ka pritur përballë një hoteli në Rinas 5 shtetasit e huaj duke i orjentuar me telefon se nga duhet të lëviznin.


Vrasësi ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt dhe është larguar mbrëmjen e 19 prillit.

Gjatë kësaj periudhe ai ka qëndruar në fshatin Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë e Shëngjin për të njohur zonën.

Pamje të rënda, ky është momenti kur qëllohet me breshëri plumbash biznesmeni në Shëngjin
Lexo po ashtu Pamje të rënda, ky është momenti kur qëllohet me breshëri plumbash biznesmeni në Shëngjin

Ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj ata kanë tentuar ta kryenin në datat 16-17-18 prill, por nuk kanë arritur ta vrasin. Kamerat e sigurisë kanë kapur momente kur ata kanë qëndruar në datat e sipërpërmendura, për disa orë, në afërsi të objekteve ku qëndronte biznesmeni. Arsyeja për të cilën nuk e kanë kryer atentatin lidhej me masat e sigurisë që përdorte biznesmeni, si dhe fakti që ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Autori i vrasjes së biznesmenit së bashku me dy shtetasit anglez janë larguar nga pika kufitare e Kapshticës ku dyshohet se janë ende në Greqi.

Ndërsa personat e tjerë janë larguar nga Rinasi.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë ndaj 6 autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori