LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi për masakrat në Çamëri (Dokument)

Dëshmi për masakrat në Çamëri (Dokument)

Dokumenti i mëposhtëm i vitit 1947, ruhet në fondin e Këshillit të Ministrave dhe është hartuar nga një grup emigrantësh çamë të vendosur në Fier, në formë denoncimi, dërguar Komisionit hetimor të OKB-së në Athinë, ku rrëfejnë detaje rrëqethëse nga masakrat e ushtruara mbi popullsinë çame gjatë verës 1944. Më poshtë mund ta lexoni këtë dokument .

T E L E G R A M

KOMISIONIT HETIMORË NË ATHINË.


GREQI

Neve emigrantët çamër që ndodhemi në qytetin e Fierit të larguar prej vatrave t’ona qysh nga gushti 1944 prej terrorit dhe masakrave që kryen bandat e Zervës në minoritetin e vogël çamë në Filat, Mazrek, Gumenicë, Paramithi, Pargë dhe Karbunar. Ngremë zërin të gjithë sa jemi dhe kërkojmë që Komisjoni i Këshillit hetimorë të Sigurimit të hetoj mirë dhe drejt aktet kriminale të banditve Monarko-Fashistë Grekë. Bandat kriminale të Zervës, më datë 27 Qershorë të vjetit 1944 kan ardhur në Paramithi dhe posa hyjtën filluan masakrat në masë të gjërë vranë Miftin e Paramithis të quajturin Hasan Avdulla bashkë me të katër fëmijët e tij, 2 – Salin Hazis Muhon me të dy djemët e tij, 3) Qazim Rexhepi Kasimin me dy Vllezër dhe gruan e tij, 4) Abedin dhe Gani Bakon, 5) Omer Muratin, 6) Merush Mete Meri me gjith djalin; Rexhep Maliqi me gjithë familjen e tij, 8) Mehmet Pronjo, 9) Haxhi Shehun, 10) Muharrem Bollatin me katër familjen e tij, veç këtyre dhe 100 të tjera gra e fëmijë që janë vrarë vetëm në Paramithi. Këto krime i kanë kryer forcat zerviste të komanduara nga N/Kolonel Kranjari dhe Kolonel Kamara, Lefter Strungari me gradën Kapiten.

Në katundin Karbunar të asaj N/Prefekturë më datë 30 Qershor 1944 nga këto forca janë vrarë më se 40 gra e fëmijë, që kufomat e tyre mbas dy ditve i kemi gjetur rrugve, trupat e tyre të shqyera në Spatar.

Unë Ali Hasani nga katundi Mazrek dhe Selfo Xhelali nga Karbunari, Tako Refiti nga katundi Mazrekë, Isuf Mazja nga katundi Grikohori N/Prefekturës Gumenicë që i kemi parë me sytë t’onë trupat e tyre të coptuara në për rrugët e katundit Karbunarë.

Në skelën e Pargës më 20 Korrik 1944 forcat e Zervës nën Komandën e Major Papanikës nga katundi Argjira dhe Kapiten Vasil Pëllumi nga katundi Spatharat kan vrarë nën miftin Izet Çukarin dhe djalin e tij Zejnin, Omer Buqin me katër djemët dhe dy vllezërit e tij, Halil Mulazimin, Abas Shuaipin me gjithë djalë, Mustafa Naqin me dy djemët e tij si dhe dyzet e ca të tjerë veç këtyre që janë vrarë. Në N/Prefekturën e Margllëçit më 10 Korrik tërë populli i Margëllëçit nga masakrat që dëgjojë në vënde të tjera u largua dhe dy pleq nga 100 vjeç që s’kishin mundsi t’iknin Qamil Abazi dhe Gruaja e tij, Qamilin kur u kthyem neve i gjetëm të dy therur me sëpata. Këto krime i ka kryer Kapiten Vasil Dangami Spatharati me forcat zerviste.

Në katundin Shulas të N/Prefekturës Gumenicë në muajin gushtë është vrarë Rexhep Halil Rystemi së bashku me katër fëmijët e tij si dhe Familja e Mehmet Abazit gruaja, vjerra, dhe dy djemët e tij.

Në Filat në muajin shtator 1944 datë 28 e xhuma, forcat monarko-fashiste të Zervës të Komanduara nga Major Ilija Kaçua nga katundi Palahor i Filatit, natën e parë që hyri në Filat filloj nga masakrat, kan vrarë Refat Raravin. 2) Et-het Qamil Mullanë; 3) Hajredin Isufin, 4) Osmen Berberin, 5) Hilmi Gaxhelin, 6) Sulo Ruçon me dy djemët e tij, 7) Hate Hallunë, 8) Xhelo Malon, 9) Qazo Halinin, 10) Mete Ali Turkun, 11) Hilmi Beqirin, 12) Malo Çimon, 13) Ali Bodon me gjithë djalin e tij, 14) Qazim Zaimin, 15) Ali Damon, 16) Isuf Lamen, 17) Sulo Jakupin me të birin e tij, 18) Abas Çerarin me vllan e tij Feimin, Refat Çuçon, 22) Tafil Haxhin, Muharrem Prokun, 24) Halit Mulla Ademin s’bashku me motrën e tij Qazimen, 25) Rexhep Çekën dhe shumë të tjerë, pjesa tjetër që ngelën për të shpëtuar jetën e tyre si mbas Urdhrit që dha Komandanti i forcave të Zervës N/Kolonel Kranjari me anë të tellallit që të mblidhen gjith Myslymanët pran Komandës për sigurimin e jetës tyre tërë populli u dorzua me qëllim që të shpëtonte jetën, kurse mbas tre ditve u formua Gjyqi Ushtarak nën Kryesin Lefter Strungarit dhe si antarë Parija e Filatit të krishterë me vendim gjyqi u dënuan me vdekje 48 veta dhe u ekzekutuan nga Prifti Papaqesari nga katundi Gjiromer i Filatit dhe ekzekutimi tyre u bë te ura e Filatit që shkon për Janinë. Gjithashtu në katundin Spatharë të Filatit natën e parë që erdhën këto forca kanë vrarë më se 150 veta burra, gra dhe fëmijë; që ndër këta ishin. 1) Avdul Muçja, 2) Çaja Saqja, 3) Ahmet Saqe, 4) Emni Dauti, 5) Skënder Ahmeti, 6) Dine Zejneli, 7) Ahmet Vaçi e tjerë.

Nënshkruarë

Komisjoni Çam

(Aqif Ademi), (Isuf Maze), (Mehmet Dule), (Ali Hasan), (Zenel Muha)

Fier 11-3-47 (sic.). /Shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori