Dëshironi të luani sporte edhe kur plakeni? Atëherë filloni aktivitetin sportiv nga ky moment

Luani me top sa më shpesh që mundeni ose dilni vraponi, sepse lajmet e reja sugjerojnë se aktiviteti fizik gjatë moshës së mesme ju ndihmon të jeni të shëndetshëm fizikisht edhe në pleqëri.
Meshkujt të cilët janë fizikisht aktivë në vitet e tyre të 40’ta apo 50’ta janë më të prirë të qëndrojnë aktivë fizikisht edhe në vitet e pleqërisë – dhe disa lloje të sporteve ndihmojnë më shumë në këtë aspekt, sipas studimeve të publikuara në revistën ‘BMJ Open’, transmeton Telegrafi.
Për këtë konkludim, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e afër 3500 meshkujve britanikë, dhe e kanë shikuar në detaje historinë e tyre mjekësore dhe të stilit të jetesës.
Meshkujt të cilët kishin qenë fizikisht aktivë gjatë moshës së mesme kishin qenë trefish më të prirë të jenë fizikisht aktivë edhe pas 20 viteve, ndërsa ata të cilët merreshin me sporte kishin qenë edhe më të prirë të qëndrojnë aktivë fizikisht.
Pra, hulumtuesit sugjerojnë se pasioni për ndonjë sport të veçantë mund t’ju bëjë më të prirë të qëndroni fizikisht aktivë edhe në moshë të vjetër, krahasuar me kënaqësinë që e sjellin llojet tjera të aktiviteteve rekreacionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës