Dysheku juaj mban erë dhe ka njolla? Ja receta shtëpiake që do ta kthejë si i ri!
Një përzierje e thjeshtë me tre përbërës do t’ju ndihmojë të pastroni njollat e djersës, të hiqni aromat e pakëndshme dhe të freskoni dyshekun pa pastrues kimikë
Nëse dysheku juaj ka filluar të mbajë erë të pakëndshme ose është mbuluar me njolla djersësh dhe lagështie, nuk keni nevojë të shpenzoni për pastrime profesionale apo të blini një dyshek të ri.
Në vetëm pak hapa dhe me disa përbërës të thjeshtë që i gjeni në shtëpi, mund ta freskoni, zbardhni dhe dezinfektoni dyshekun në mënyrë efektive.
Çfarë ju nevojitet:
▪ 250 ml peroksid hidrogjeni 3%
▪ 3 lugë gjelle sodë buke
▪ 1-2 pika sapun i lëngshëm ose detergjent për enë
Kjo përzierje jo vetëm që zbardh dhe pastron njollat, por edhe neutralizon bakteret dhe aromat që grumbullohen me kalimin e kohës në strukturën e dyshekut, transmeton Telegrafi.
Si ta përgatisni dhe përdorni:
1. Në një enë përzieni peroksidin me sodën e bukës.
2. Kur të formohet një përzierje e lëmuar, shtoni një ose dy pika sapun të lëngshëm.
3. Hidhni përzierjen në një shishe me spërkatës dhe tundeni lehtë.
4. Spërkatni sipërfaqen e dyshekut, sidomos zonat me njolla ose me erë.
5. Lëreni të veprojë derisa të thahet plotësisht (mund të përdorni tharëse flokësh për ta përshpejtuar procesin).
6. Pastaj, pastroni sipërfaqen me një furçë të butë ose me fshesë me korrent.
Këshillë shtesë për freskim të përditshëm:
Nëse doni thjesht ta freskoni dyshekun pa kryer pastrim të thellë, spërkateni me sodë buke në të gjithë sipërfaqen. Lëreni për 30-60 minuta dhe më pas hiqeni me fshesë me korrent. Ky veprim neutralizon aromat dhe thith lagështinë.
E njëjta metodë mund të përdoret edhe për freskimin e qilimave dhe jastëkëve, sidomos gjatë verës kur djersa dhe lagështia ndikojnë më shumë në mjedisin e gjumit.
Si të zbardhni jastëkët e zverdhur?
Për jastëkët që janë zverdhur me kohën, përdorni këtë përzierje për larje në makinë:
▪ 1 filxhan detergjent për rroba
▪ 1 filxhan detergjent për enë
▪ 1 filxhan zbardhues pa klor
▪ ½ filxhan boraks
Lajini në ujë të ngrohtë (jo shumë të nxehtë) dhe sigurohuni të i shpëlani mirë. Do të habiteni me rezultatin - jastëkët do të rifitojnë bardhësinë dhe butësinë e dikurshme.
Përfundim:
Me këtë metodë të thjeshtë dhe të lirë, mund të pastroni dyshekun dhe jastëkët tuaj në mënyrë efektive pa produkte kimike të rënda. Një përkujdesje e tillë ndihmon jo vetëm në higjienën e gjumit, por edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. /Telegrafi/































