LAJMI I FUNDIT:

Dëshira e pazakontë e 65-vjeçares, ftoi grup valltarësh në funeralin e saj

Dëshira e pazakontë e 65-vjeçares, ftoi grup valltarësh në funeralin e saj

Një grua britanike theu tabu pasi planifikoi funeralin e saj me surpriza të fshehura, ku përfshiu një performancë ‘flash-mob’ nga një grup valltarësh.

Sandie Wood, 65-vjeçare nga qyteti i Bristol, Angli, vdiq nga kanceri i gjuhës më 19 shtator dhe ishte një prej dhjetëra mijëra personave që u prekën nga hepatiti C në vitet 70-ta dhe 80 ta kur iu dha gjak i infektuar, transmeton Telegrafi.

Por në funeralin e Wood, ndodhi një gjë e pazakontë kur një grup valltarësh dolën në skenë dhe dhuruan një performancë për miqtë e 65-vjeçares, me këngën e Queen, “Another One Bites the Dust”.


“Ajo ishte shumë e veçantë, e la botën ashtu sikurse e donte”, tha shoqja e saj, Sam Ryalls.

Ndërkaq një prej valltareve që mori pjesë në këtë ‘flash-mob’ tha se ishte ndryshe prej eventeve që ajo kishte marrë pjesë më parë.

“Ishte pak frikshme, zakonisht marrim pjesë në festa dhe njerëzit presin argëtim, por vallëzimi ‘flash-mob’ në një funeral ishte e frikshme”, u shpreh Claire Phipps.

Njëra prej shoqeve të 65-vjeçares gjithashtu potencoi se “të gjithë dëshironin ta kujtonin funeralin e saj, por jo për arsye mërzie”. /Telegrafi/