Deschamps zgjidhet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA
Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së cmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.
FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30.
Çmimi i dytë që është ndarë është ai për trajnerin më të mirë të vitit.
Ky çmim shkoi për trajnerin francez, Didier Deschamps, i cili fitoi Kampionatin Botëror me Francën.
Në garë së bashku me francezin ishte edhe bashkëkombësi i tij Zinedine Zidane dhe trajneri i Kroacisë, Zlatko Delic.
Çmimin për Deschamps e dhuruan Arsene Wenger dhe Marcel Desailly.
Më vonë gjatë ceremonisë do të zgjidhet edhe lojtari i vitit, portieri i vitit dhe formacioni më i mirë i vitit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































