Didier Deschamps ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Tunizisë, ku ai u ndal edhe te Karim Benzema.

Përzgjedhësi francez e pranoi se do të ketë ndryshime pasi që janë kualifikuar në raundin e 16-të më të mirave.


Pas lajmeve që u publikuan dje se Benzema mund të rikthehet te ‘Gjelat’ Les Bleus nëse rikuperohet pasi rregulloret e lejojnë, Deschamps e zgjidhi shpejt polemikën.

Deschamps

"Nuk është ajo që më shqetëson mua tani, nuk e di se çfarë thonë apo si thonë. Ju e dini situatën e tij dhe kohën që duhet të shërohet. Unë fola me të pasi u largua”.

“Nuk e di ku dëshironi të shkoni me këtë pyetje, por unë kujdesem për 24 lojtarët që janë këtu (Benzema nuk është), për të tjerat po ju lë të imagjoni”, ka thënë Deschamps.

benzema 4

Franca luan ndaj Tunizisë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, ndërsa e kanë siguruar kalimin tutje. /Telegrafi/

telegrafi sport app